Kategoritë e njerëzve që shkojnë tek fallxhorët

January 22, 2016

Kategoritë e njerëzve që shkojnë tek fallxhorët

Shejkh Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Ai i cili shkon tek fallxhori apo magjistari kategorizohet në tre grupe:

Grupi i parë: Kush shkon tek fallxhori apo magjistari që ta pyesë ,duke mos i besuar atij, kjo është haram , dhe dënimi i tij është që të mos i pranohet namazi dyzet ditë. Është vërtetuar në hadithin e Muslimit (2230) se Profeti -alejhi selam- ka thënë:(Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet për diçka , nuk i pranohet namazi dyzet netë).

Grupi i dytë: Shkuarja tek fallxhori apo magjistari që ta pyesë , duke i besuar asaj që ai thotë, në këtë rast personi ka mohuar Allahun e Lartësuar, sepse ai i besoi atij në pretendimin e tij se e di të fshehtën.

Besimi në njerëzit që pretendojnë se e dinë të fshehtën përgënjeshtron fjalën e Allahut të Lartësuar: (Thuaj: askush nuk e di çfarë ka në qiej dhe tokë nga fshehtësitë përveç Allahut) Nemël/65. Prandaj në një hadith të saktë thuhet: “Kush shkon tek magjistari dhe i beson asaj që ai thotë, ai ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit – sal-lAllahu aleji ue selem).

Grupi i tretë: Kush shkon tek fallxhori apo magjistari dhe e pyet atë, për ta bërë të qartë gjëndjen e tij tek njerëzit, se ajo është hamendje,maskim dhe humbje. Kjo nuk ka ndonje problem. Argument për këtë është se Profeti alejhi selam shkoi tek Ibën Sajadi dhe i fshehu atij diçka ne vetvete, dhe e pyeti Profeti alejhi selam se çfare i fshehu atij? Tha: Duh…, kishte për qëllim tymin.

Mexhmu Fetaua ue Resail nga shejkh Uthejmin (184/2).

Përktheu Genti Rushiti

Loading...