A i ke ditur këto vlera të Kur’anit famëlartë?

July 20, 2016

A i ke ditur këto vlera të Kur’anit famëlartë?

Në Kuran tregohen ndodhitë më të bukura

Allahu i Lartësuar thotë: Elif, Lâm, Râ. Këto janë vargjet e Librit të qartë! Ne e zbritëm këtë Kuran në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju. Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur[1] përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë. [Jusuf 1-3].

Kurani është shërim për shpirtin dhe për trupin.

Allahu i Lartësuar thotë:: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [Isra 82].

Gjithashtu thotë:“Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar, por që të jetë kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu). Ai është zbritur nga Krijuesi i Tokës e i qiejve të lartë. I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij). Atij i përket ç’ka në qiej e ç’ka në Tokë, si dhe gjithçka që gjendet midis tyre e gjithçka që ndodhet nën tokë. Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë, sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta. Allahu, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur. [Ta Ha 1-8].

Ajetet e tij janë të qarta dhe udhëzuese

Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” [Al Imran 7].

Ndikimi i tij në zemra është i pamohueshëm

“Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.” [Hashr 21].

“Se ky është vërtet një Kuran i nderuar, në Librin e ruajtur. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastërtit, Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.” [El Vakia 77-80].

Me këtë Kuran Allahu sfidoi njerëzit dhe xhindët

“Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri – tjetrin.” Në këtë Kuran, Ne u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë. [Isra 88-89].

Vargjet e tij janë shtjelluar qartë

“Hâ, Mîm. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije. Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen pa e dëgjuar.” [Fusilet 1-4].

Ky libër i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë

“Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.” [Ibrahim 1].

“Kur Ne dërguam te ty një grup xhindesh për të dëgjuar Kuranin, ata, kur erdhën, i thanë njëri-tjetrit: “Heshtni!” Dhe kur përfundoi (leximi), ata u kthyen te populli i tyre si këshillues. Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, i cili vërteton shpalljet para tij, udhëzon nga e vërteta dhe tregon rrugën e drejtë.” [Ahkaf 29].

 

Kurani është fjalë e prerë, dhe nuk është aspak shaka!

Vallë, prej kësaj fjale po çuditeni  dhe po qeshni e nuk po qani?  Madje, jeni edhe të shkujdesur! [Nexhm 59-61].

[1] Vargu “Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur”, mund të përkthehet edhe “Ne të tregojmë ty (Muhamed) në mënyrën më të bukur”.

Loading...