Këndvështrim sheriatik rreth trazirave aktuale në disa vende islame dhe rolit të “ihuanul muslimin”

Pyetje: Aktivistët e islamit e gjetën veten e tyre përpara një realiteti (fakti të kryer).

Shejkhu: E vërtetë! Muslimanët e parë, në kohën e ‘Ikhuanul muslimin’ e gjetën veten përpara nasirive, komunistëve, partisë së punës. Dhe garuan për të zënë rrugën (për të pushtuar mejdanin). Kështu filluan të bëjnë anketime (pyetësorë), takime të përziera (burrat dhe gratë në një vend), dhe bënë një film, këngë! Dhe i prishën ata, njerëzit që kishin përreth. Sepse ata nuk u mbrojtën me sheriat, nuk morrën mbrojtjen e saktë fetare.
Po të lexosh kujtimet e Zejneb el Ghazalit – e cila është nga kokat e ‘Ikhuanëve’ – në më shumë se një vend ajo thotë: ‘Dhe u ulëm me Hasen el Ghudejbin në vetmi!!!’ Ç’është kjo ‘Në vetmi!?’. Pastaj tha: ‘Kur u takova me të, më dha dorën dhe i dhashë dorën!!!’
Ne kemi nevojë për njerëz që punojnë me Islam. Allahu i faltë ata! Allahu i mëshiroftë! Por ne kemi nevojë për njerëz që të punojnë për Islamin mbi baza të shëndosha. Ai që dëshiron të ndërtojë një kështjellë pa themele të forta (të shëndosha), kështjella e tij edhe nëse shfaqet madhështore, ajo është prej kartoni! Bie shpejt.

Nuk ka ndryshuar gjë në Egjipt! Dhe kjo rrëmujë (këto trazira) në shkencat politike quhen: ‘Rrëmujëra të sistemuara. Të mirëllogaritura. Nuk mendoj se sistemi i Egjiptit ka qenë ndonjëherë më i fortë se ç’është në këtë kohë. Dihet kush e sundon Egjiptin, sigurimi i shtetit. Dhe Egjipti, në këtë periudhë të vështirë, arriti t’i bëjë bashkë Jehudët me Hamasin.
Në këtë periudhë, e cila është e ashpër, nuk është aspak e lehtë. Ai që mendon se kjo trazirë është ashtu kot, gabohet. Ajo është rrëmujë e qëllimshme. E synuar. Dhe luajnë me njerëzit. Ai që thotë të kundërtën e kësaj nuk kupton.

E ndalojmë filanin që të kandidojë në zgjedhje, e ai ngre ngre padi kundër nesh, pastaj kthehet përsëri të kandidojë në mënyrë që zemrat të lidhen me të, dhe të arrijë atë që dëshiron. Frikësohemi për njerëzit se mos kthehet koha e Abdul Nasirit. Lus Allahun ta ruajë Egjiptin dhe banorët e tij! Po ngrihet kundër tij një kurth i madh. Egjipti është laboratori eksperimental i parë për kuffarët (pabesimtarët). Aty i kalojnë një herë komplotet (eksperimentet e tyre).
Në kohën kur lulëzuan kanalet satelitore në Egjipt, mirësia u përhap në çdo vend. Dhe kjo gjë lihet për tu studjuar, dhe për tu vëzhguar. Por Allahu – mos e lejoftë – sikur të ndodhë ‘gurbeh’ huajëzim i Islamit në Egjipt, huajëzimi i Islamit do të arrijë të gjitha vendet.
Nuk ka ndryshuar gjë. Ne jemi një popull që nuk mund t’i lidhim shpirtrat tanë asnjëherë me fitoren (nuk mund të shpresojmë për fitore) – madje as në imagjinatë – për aq kohë sa nuk kemi zbatuar fjalën e Allahut: “Nëse e ndihmoni Allahun Ai ju ndihmon juve” dhe ajetin: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre”
Nuk mundet! Këto janë fjalët e Zotit tonë, Dija e të cilit përfshin atë që ka qenë, atë që po ndodh, dhe atë që do të ndodhë. Mendjet tona janë të shkurtra. Mund të mashtrohesh.
Shejkhu ynë në këto raste thoshte një fjalë të cilën dua të përhapet në çdo vend, dhe do të doja që ta përsërisin vëllezërit tanë që janë prezent, apo ata që e dëgjojnë, në çdo tubim. Thoshte shejkhu ynë Albani – Allahu e mëshiroftë: “Nuk është e rëndësishme të arrijmë, e rëndësishme është të qëndrojmë brenda udhës.”

Ajo që shohim sot është se disa kanë dalë nga rruga. Nëpërmjet predikimeve të disa prej kokave të tyre, të cilët bërtasin, dhe zëri i ndonjërit prej tyre nuk lodhet së bërtituri, ke mundësi të gjesh fragmente ku ai kundërshton p.sh.: Bel Haxhin, ku ai kritikon veten e tij me fjalët e tij. Me fjalët që ai i kundërpërgjigjej Bel Haxhit në ‘Frontin e shpëtimit’ (Xhebhetul inkadh), sikur ta degjosh atë dhe të dëgjosh fjalët e tij tani, ke mundësi që të marrësh fragment kundër fragmenti, fragment kundër fragmenti dhe të nxjerrësh një kasetë me titull ‘Kundërshtimi i filanit ndaj filanit’ ku kritikuesi dhe i kritikuari janë i njëjti person!

Kjo është ajo që ndodh. Edhe sikur të mos ndodhte kështu, përsëri ne qëndrojmë në atë që kemi dëgjuar prej dijetarëve tanë se: ummeti ka nevojë për dije fetare dhe ngritje në baza të shëndosha, dhe ka nevojë për ‘pastrim dhe edukim’.

Në rrethana si këto dallohet selefiu prej joselefiut, në kohë si këto ti arrin të dallosh atë që e ka pranuar me gjithë zemër këtë menxhexh, apo atë që këtë menhexh e ka shfaqur për ndonjë arsye (përfitim).
Them: veçanërisht ai që jeton në vendet e Shamit, gjen ndikimin e thellë që sufizmi ka lënë në ummet, dhe ai që lexon nga shejkhul Islam Ibn Tejmijeh – i cili ka qenë shamij – do të gjejë se ai arriti të shkëputej prej këtyre ndikimeve sufiste, prej mbetjeve dhe bestytnive të tyre, përndryshe është vështirë për njeriun që të shpëtojë nga këto mbetje.

Dhe po vazhdoj më tej në këtë duke thënë: Ai që nuk ka dëgjuar, lexuar, kuptuar dhe jetuar me këtë thirrje të begatë prej të mëdhenjve të saj, dhe në krye të tyre – sidomos në këtë fushë – shejkhu ynë Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!), ai nuk e njeh davetin selefij me një njohje të saktë. Nuk e njeh davetin selefij me një njohje të saktë.

Përpara pak kohësh u takuam në shtëpinë e vëllait tonë Ebu Islam me një nga thirrësit e njohur në botë, bënte pyetje të çuditshme! Në pak minuta. Thoshte: ‘A nuk mendon se kur shejkh Ibn Uthejmini doli nga medh’hebi hanbelij u çorientua ( u bë konfuz)?’ Thashë: Subhanallah!!! Sikur shejkh Ibn Uthejmini të mos dilte nga medh’hebi nuk do të kishte këtë pranueshmëri në masë. Përse Allahu i dha këtë pranim shejkh Utheminit në mesin e njerëzve? Sepse ai shkonte me vendosmëri pas argumentit. Ishte shumëkërkues i së vërtetës.
Shiko këtë pamje dhe këtë tjetrën. Thotë: ‘Sikur një njeri të shkruante një libër dhe ta lante (pastronte) atë siç bënin të parët tanë të mirë.’ I thashë: Po. Shejkhu ynë Albanij u lodh një kohë të gjatë vetëm duke ‘pastruar’ dhe saktësuar ‘El Mu’xhem essaghiir lit Taberanij’. Dhe shkroi mbi të: ‘Nuk lejoj që të botohet’. Çdo të thotë: ‘Nuk lejoj që të botohet’? Me çfarë ngjan kjo? Me ‘larjen’ (pastrimin) që u bënin selefët librave të tyre.
Sikur ai ka për qëllim se ai që merret me shkrimin e librave apo saktësimin e tyre – si puna e shejkhut tonë Albanij -, këta kanë humbur rrugën dhe kanë dalë nga menhexhi i selefëve.

Prandaj them: ai që nuk është marrë gjatë dhe nuk është shoqëruar me dijetarët e mëdhenj të thirrjes selefijeh, nuk u lejohet atyre të flasin në emër të këtij daveti.
Sot media botërore përpiqet t’i mveshë kësaj thirrjeje fjalë me të cilat ata lumturohen. Dhe këto fjalë ua shkëpusin disa njerëzve që nuk kanë qëndrime në këtë davet, që janë kokë më vete dhe flasin nga mendjet e tyre. Është për tu habitur, edhe protestat që u bënë në Liban në mbështetje të ‘Ushtrisë së lirë’ dhe kryengritjes siriane, thanë: ‘Këto po i bëjnë selefijtë’.
Njëra nga këto gazetaret lidhet me drejtuesin e kësaj proteste dhe i thotë: ‘Ju selefitë…’ Ai ja kthen: ‘Unë nuk jam selefij.’ E mgjithatë media vazhdon të thotë: ‘Selefitë…’!!!
Daveti selefij merret nga bijtë e tij, të cilët mësuan tek dijetarët e mëdhenj, ndërsa këto barishtet e egra, që mbinë pa përkujdesjen e dijetarëve të mëdhenj dhe nuk janë njohur për lidhjen e tyre me ta, ata flasin nga mendjet e tyre, dhe deklaratat e tyre nuk kanë lidhje me davetin selefij. Daveti selefij nuk i përmban deklaratat e Muhammed Husejn Ja’kubit, dhe daveti selefij nuk i mbështet deklaratat e Muhammed Hassanit. Ata janë vëllezërit tanë, dhe Allahu ka bërë dobi me ta, dhe Allahu i shpërbleftë, por daveti selefij nuk i mban dot deklaratat e tyre. Ata flasin nga mendjet e tyre, nëse ja qëllojnë Allahu i shpërbleftë me të mira, e nëse gabojnë ata e mbajnë përgjëgjësinë për gabimin e tyre. Daveti selefij është më i madh se ata. Dhe media sot kur flet për selefijtë flet me fjalët e tyre, deklaratat e tyre ja ngjisin davetit selefij, por çështja nuk qëndron kështu.

Kush dëshiron të gjykojë për davetin selefij, dijetarët e menhexhit selefij janë të njohur. Dhe nxënësit që ju kanë ndenjur pranë atyre tërë kohën, janë të njohur. Dhe kush ecën në rrugën e tyre janë të njohur. Daveti selefij merret nga ata. Dhe të tjerat përveç këtyre janë fjalë individësh (dhe jo qëndrime nëse mund të themi: ‘zyrtare’ të davetit selefij).

Nuk mundet selefiu të thotë: Unë do të bëj ndryshimin duke dalë vet, me gruan dhe vajzat e mia, dhe me pasuesit e mi në ‘Sheshin Tahrir’. Nuk mundet! Pasha Allahun përveç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë, sikur muslimanët që nga Ademi deri në Kijamet sikur të mblidheshin në ‘Sheshin Tahrir’ nuk do të bënin ndryshimin që e do Allahu dhe kënaqet me të. I cili është ndryshimi fetar. Sepse ne nuk duam çfarëdo lloj ndryshimi, ne duam ndryshim fetar, dhe ky ndryshim fetar është i ndërtuar mbi rregulla të përmendura në Kuran dhe Sunnet.

Kjo është një fjalë që ishte e nevojshme. Dhe kjo është një fjalë që duhet ta përmend dhe ta përsëris në mënyrë që të dalim nga kjo gjendje në të cilën jemi, apo që të lehtësojmë vështirësinë e kësaj në të cilin gjendemi.
Prandaj ajo që ndodh sot, ku njeriu në Egjipt, apo gruaja, është detyrë për të që të lërë fëmijën e saj që e ka në gji dhe mos t’i kërkojë leje as babait të saj dhe të dalë për xhihad në Siri!!!
Përse nuk del ti? O ti që i thërret njerëzit për këtë. Thua ‘S’ke mundësi’? Unë të tregoj se si: Shko në Turqi, prej andej hyn, nën vëzhgimin e fuqive të mëdha botërore hyn në Siri. Ka një orientim botëror për t’i futur djemtë e rinj dhe për t’i bashkuar ata me ‘Ushtrinë e lirë’.
Ti thua që nuk ke mundësi! Ti je gënjeshtar! Ti ke mundësi. Atë që e pëlqen për të tjerët bëjë vet. Mos u bëj si ai burri që kishte disa nxënësa dhe u tha: ‘Xhihadi në Irak është detyrë, Bagdadi ra, duhet t’i luftojmë amerikanët’. Djali i tij u ngrit i pari. Kur morri vesh se djali i tij u nis për në Bagdad, mori në telefon ministrin e brendshëm dhe i tha: ‘Për hir të Allahut, ma ktheni djalin në shtëpi. Ma ktheni djalin!’
Përse ta kthejnë djalin e tij? Ti po thua që xhihadi është detyrë?! Origjina është që ti ta nxisësh djalin tënd (për të shkuar).

Prandaj o vëllezërit e mi, në këto çështje nuk flitet veçse me fe (me dije). Nuk na lejohet të flasim në to me supozime dhe hamendësime. Këto janë gjakra, këto çështje s’janë të lehta! Këto ngjarje që po ndodhin kanë lidhje me ngjarjet e ummetit deri në Kijamet. Ummeti është në një udhëkryq të rrezikshëm, madje shumë të rrezikshëm. Prandaj është detyrë për ne që të ruajmë kapitalin tonë.

Ajo që dua për vëllezërit e mi prej nxënësve të dijes që janë në Sham është që të dalin prej Shamit, dhe dalja e tij prej Shamit është për të ruajtur kapitalin. Nuk duam të bëjmë aventura dhe të luajmë kumar me më të mirët prej vëllezërve tanë! Ata djem të rinj shkojnë mish për top dhe nuk i dihet çdo të ndodhë më pas.
Që të ndërrojë sitemi dhe të largohet Assadi është e lehtë, por kush do të vijë pas tij?! Çfarë na pengon të themi se Shami u boshatis (u spastrua) më parë nga pasuesit e sunetit dhe tani ka një komplot që të spastrohet përsëri nga sunnitë dhe që të spastrohen rradhët e tyre dhe të ikin të sinqertët prej tyre?
E çfarë na pengon të themi se do të ikë një burrë nga ky sistem dhe pastaj do të vijë një tjetër po nga ai sistem, siç thoshte shejkhu ynë: ‘Ndryshimi i formës për të përfituar’ ndryshon vetëm forma, por përmbajtja është po ajo, dhe shiizmi mbetet përsëri në fuqi. Dhe ndryshon sistemi me disa shprehje të ëmbëlsuara, sheqerosura. Çfarë na pengon ta themi këtë? Kush do të vijë më pas, nuk e dimë.

Nuk i lejohet muslimanit të luftojë veçse nën një flamur të qartë. Është e ndaluar të luftosh në emër të kombit. Ka ardhur në hadith të saktë prej Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – se ka thënë. “Kush lufton nën flamurin e kombit dhe vdes, ka vdekur si injorant”, nëse nuk ka një flamur të qartë, flamur që kërkon të ngrejë sheriatin e Allahut, për të ngritur fjalën e Allahut…

Nuk na pëlqen ajo që po ndodh sot në Sham, dhe nuk jemi me sistemin e ‘batinive’. Mos e thëntë Zoti që të merren fjalët e mia sikur dua që të mbetet ai sistem që vret popullin e vet, nuk e dua këtë, por dua të zgjerojmë fushëpamjen tonë (t’i shohim gjërat më qartë).
Kush thotë se është detyrë xhihadi, pa lejen e babait, pa lejen e bashkëshortit, dhe gruaja të hedhë fëmijën e saj që ka në krahë dhe të shkojë të luftojë në Egjipt! Ku të shkojë?! A është kjo fetva e saktë?! A mundet ta lëshojë këtë fetva një njëri i rrënjosur në dije?! A mund ta lëshojë këtë fetva një njëri që është edukuar prej dijetarëve?! Kjo është fetva e mediave, fetva gazetarësh. Nuk është kjo fetva e dijetarëve rabbanijinë (edukatorë) të rrënjosur në dije. 
Dhe të gjitha këto llogari shkojnë në faturën e davetit selefij.

Këto fjalë dëshirova t’i them jo për ndonjë arsye uallah, por veçse për të larguar përgjegjësinë time, dhe që të kuptojnë vëllezërit e mi realitetin e asaj që po ndodh, apo një pjesë të atij realiteti. Dhe lutja jonë e fundit është: ‘Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve’ … dhe lavdërimi e paqja e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

Mesh’hur Hasen