Këshilla nga Hasan el Basriu 

December 27, 2018

Këshilla nga Hasan el Basriu

  • Njeriu është i dobët dhe i pafuqishëm, andaj le të ngarkohet aq sa mund të mbart. Sepse nëse ngarkohet me detyra të shumta ekziston frika nga përtesa dhe braktisja e punëve.
  • Njeriu është gjithmonë në shënjestër të sprovave, fatkeqësive ose vdekjes.
  • Sëmundja e pastron trupin ashtu si e pastron zekati pasurinë.
  • Trupi që nuk e njeh sëmundjen është sikur pasuria që nuk pastrohet me zekat, nuk ka përparim në të.
  • Mendimi i drejtë dhe devotshmëria janë veprat më të mira. Kush e rregullon veten sipas tyre është i sigurtë se do të shpëtojë.
  • I është thënë Hasan el Basriut (Allahu e mëshiroftë): “Ç’është puna me adhuruesit (që falen natën) që fytyrat e tyre dallohen dhe janë më të mirat?”
    Ka thënë: “Ngase ata janë vetmuar me Allahun dhe Ai i ka hijeshuar me dritën e Tij!”
  • Kjo botë është treg në të cilin fitohet bota tjetër.
  • Shenja e largimit prej Allahut është preokupimi i njeriut me gjërat që nuk i përkasin.
Loading...