Këshilla të arta nga shejhu i nderuar Ibrahim ibn Amir Er-Ruhajli

February 6, 2011

E njëmbëdhjeta: Po e mbyll këtë këshillë me disa udhëzime të mira dhe dobi të shtrenjta që i shikoj si të arsyeshme se ai i cili punon me to ka shpërblim të madh, sevape dhe grada të larta tek Allahu. Si dhe u bëj thirrje vëllezërve të mi që të punojnë me to dhe t’i kenë parasysh sidomos në këtë kohë në të cilën janë shtuar fitnet, ka sunduar epshi dhe është përhapur injoraca, me përjashtim të atyre që Allahu i ka mëshiruar dhe udhëzuar.

1-      Dije o vëlla i sunetit, se nëse ti je pasues i sunetit në të vërtetë nuk do të dëmtojnë ty kurthet që i thurin banorët e tokës ndaj teje, si dhe nuk të nxjerr ty prej sunetit akuzat që të bëjnë se je pasues i bidatit. E nëse je i humbur dhe i devijuar –e Allahu të ruajt që me qenë i tillë- nuk do të bëj dobi ty tek Allahu lavdërimi i njerëzve dhe fjalët e tyre që të thonë se je pasues i sunetit, si dhe lavdatat me llagapat e rrejshme që të mveshin duke qenë se Allahu e din prej brendësisë tënde atë që ti din në të vërtetë për veten tënde, prandaj ruhu që mos ta mashtrosh veten, si dhe të mjafton si përkujtim në këtë rast këshilla e Pejgamberit –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- që i bëri Ibn Abasit.

(Transmeton Termidhiu me numër: (2516) dhe imam Ahmedi me numër: (2669)).

Dhe hadithin që tregon tre grupet e njerëzve që me to do të ndizet zjarri ditën e gjykimit, Allahu më ruajt mua dhe ty prej tij.

(Transmeton imam Muslimi me numër: (1905)).

2-      Dije se dijetarët e mëdhenj të sunetit arritën në atë që arritën në gradat e larta në fe -me ndihmën që Allahut u dha- me durim dhe bindje. Allahu i Lartësuar thotë:

Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur” (Sexhde: 24).

Shejhu Islam Ibn Tejmije thotë: “Me durim dhe bindje arrihet që të jeshë prijës në fe”.

Bindja: është forca e dijes e bazuar në argumentin e saktë, si dhe në kuptimin e pastër, e jo ashtu siç u kënaqën disa prej nxënësve për vetet e tyre që të jetë pjesa e tyre e dijes pasimi i një dijetari apo i ndonjë nxënësit të dijes duke pretenduar se e vërteta është vetëm me të dhe se askush nuk e ka kuptuar sunetin më mirë se ai.

Durimi: është vazhdueshmëria në kërkimin e dijes, duke punuar me të si dhe punuar në orët e natës dhe të ditës në arritjen e saj, e mos të jesh si ata që u ra vullneti për të kërkuar dijen, e ranë në qetësi duke ia dërzuar veten epsheve të tyre, duke mos pasur më vullnet në kërkimin e dijes e të punuarit me të.

3-      Dije se të konsiderosh njerëzit si mohuesa, bidatçinj apo gjynahqarë është e drejtë vetëm e Allahut, prandaj kij kujdes dhe ruhu që mos të nxjerrësh dikënd nga feja, apo nga suneti, apo ta quash gjynahqarë duke qenë se ai nuk e meriton diçka të tillë. Edhe nëse ai të nxjerr ty prej Islamit, apo prej sunetit, apo të konsideron si gjynahqarë; sepse pasuesit e sunetit nuk e trajtojnë padrejtësinë që u bëhet nga kundërshtari me padrejtësi, porse një gjë e tillë është nga shenjat e bidatçinjve.

Shejhu Islam Ibn Tejmije thotë: “Havarixhët e konsiderojnë si të dalur nga Islami pasuesit e Sunetit dhe të xhematit, gjithashtu edhe mu’tezilët i konsiderojnë të dalur prej Islami kundërshtarët e tyre, poashtu edhe rafidit atë që nuk e nxjerrin nga Islami e konsiderojnë si gjynahqar . . . kurse Ehli Suneti pasojnë të vërtetën nga Zoti i tyre të cilën ia zbriti të Dërguarit –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe nuk i nxjerrin nga Islami kundërshtarët e tyre, ata janë më të diturit e njerëzve rreth së vërtetës dhe janë më të mëshirshmit me krijesat” (“Minhaxhu Suneh” (5/158)).

4-      Mos e bojkoto atë që të bojkoton prej vëllezërve të tu, nëse bojkoti i tij nuk është i lejuar ndaj teje, por jipi selam atij i pari dhe përfitoja zemrën si dhe largoja dyshimin që ka ndaj teje, e nëse ai përsëri largohet pas kësaj mos e beso bojkotin e tij me zemrën tënde si dhe mos e mundo veten tënde duke e gjëmuar atë; sepse ti je i pastër prej gjynahit të mosbashkpunimit, kurse ai është gjynahqari për këtë.

5-      Përfolja që të bëjnë njerëzit; ose vjen si pasojë e dobësimit tënd ose të mveshin një të kotë që e kundërshton fjalën e Ehli Sunetit. Nëse përflitesh për ndonjë dobësi në veten tënde nga fjala e ndonjë injoranti apo të humburi që nuk kupton, mos lufto që ta mbrosh vetën tënde se ndryshe do të biesh në lavdërimin e vetvetes e në këtë gjë ka humbje të qartë. Është transmetuar se një person nënçmon njërin prej dijetarëve të mëdhenj të sunetit me një fjalë dhe ai ia ktheu: “Nuk është e largët ajo që the”.

Pasuesit e bidatit i cilësuan me gjëra të mëdha dijetarët e sunetit në vetet e tyre por ata nuk ia venin veshin, por u kundërpërgjigjeshin kur ata gabonin në të prej fesë dhe e këshillonin umetin, dhe ne kemi shembulltyrë të mirë tek ata.

Nëse të mveshin diçka prej fjalëve të kota si p.sh: filani thotë kështu apo ashtu, diçka që ti nuk e ke thënë, atëherë mohoje këtë nga vetja jote në mënyrë që mos të mvidhet diçka e kotë. Dijetarët vazhdojnë të mohojnë gjëra që u mvishet atyre prej fjalëve që nuk i kanë thënë, e kjo nuk hyn tek lavdërimi i vetes, por është këshillë ndaj umetit. Prandaj ka dallim mes kësaj dhe formës së parë; paso dhe kapu pas udhëzimit të dijetarëve në lidhje me këtë çështje e mos u bo si disa injorantë që nëse flitet për to diçka e mbushin botën me lavdata ndaj vetes, Allahu na ruajt prej poshtërimit.

Së fundmi:

6- Dije se njerëzit çmojnë më shumë punët që i veprojnë, nëse je prej pasuesve të sunetit ti do të çmohesh çdo ditë e më shumë në të, e nuk kalojnë ditët derisa ti të jeshë prijës në të, Allahu i Lartësuar thotë:

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur” (Sexhde: 24).

E nëse je prej bidatçinjve ti çdo ditë çmohesh tek ata, e nuk kalojnë ditët vetëm se do të bëhesh prijës në të, Allahu i Lartësuar thotë:

Thuaj: “Atij që është në humbje, le t’ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë” (Merjem: 75). Si dhe ka thënë për Firaunin dhe popullin e tij pasi i cilësoi ata me mendjemadhësi në padrejtësi:

Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t’u ndihmohet” (Kasas: 41).

Prandaj zgjidh për veten tënde sot prej punëve çka të dëshirosh që të jesh nesër prijës në të.

Allahu e din më së miri.

Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij Muhamed.

Shkëputur nga libri “Këshillë rinisë

Shkroi: Ibrahim ibn Amir er-Ruhejl

8/10/1424 – 02/12/2003

Përktheu: Abdurrahman Rama

Loading...