Këshillë nga imam Uthejmini rreth humbjes së kohës në internet
Dihet se interneti ka të mira dhe të këqija, ai që e kërkon të mirën e gjen, sepse në të ka shkenca fetare, gjuhësore, teknike…. Po ashtu në të ka shumë të këqija, rreziku i tyre është më i madh se sa kanalet televizive. Këshilla ime për vëllezërit e mi është që ata të kenë frikë Allahun, dhe ta dinë se nuk janë krijuar për këtë, por janë krijuar për ta adhuruar Allahun, dhe në qoftë se ata bien në pozitën e shtazës duke pasur për qëllim vetëm ngopjen e epsheve dhe dëshirave, atëherë me këtë e kanë humbur këtë jetë dhe tjetrën (Allahu na ruajtë!).
Vëllezërit tanë muslimanë i këshilloj që ta ruajnë fenë e tyre, kohën e tyre, të mos e humbin kot jetën e tyre shumë të vlefshme. Sepse pasha Allahun, një minutë e vetme është me e vlefshme sesa njëmijë dirhem. Çfarë mendoni nëse dikujt i vjen vdekja dhe i thuhet: Na jep tërë botën dhe ne do të ta shtojmë jetën një minutë, ai do ta pranonte ai këtë? Për këtë Allahu thotë: “Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!’ Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” ( Mu’minun: 99-100).
Ruaje jetën o vëlla, sepse ajo është më e shtrenjtë se sa ari dhe argjendi. Nëse njeriu nuk e humbet dot as një dirhem, atëherë si e humbet jetën rreth cilës sillet Xheneti dhe Xhehenemi”?!
Perktheu Jeton Bozhlani
Të Ngjashme
- Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde. Udha e Besimtarëve
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve