Ngjarja që flet për njeriun më të mirë të njerëzimit!
Kjo ngjarje flet për historinë e një fëmije të pastër si bora i cili lindi jetim, dhe kjo ndjenjë vetmie e shoqëroi atë në fëmijërinë e tij nëpër rrugicat e Mekës. E bëri të shijonte idhtësinë duke e pikëlluar në familjen dhe të dashurit e tij.
Muhamedi (alejhi selam) rritej dhe bashkë me të shtohej edhe vetmia, por në udhët e jetës ai zbuloi bonjakëri më të madhe se ajo e vetja, zbuloi brenga më të rënda se brengat e tij sepse e gjithë toka kishte mbetur jetime. Njerëzimi rënkonte nga pikëllimi dhe mërzia që i merrte frymën.
Gadishulli Arabik ngjante me një pyll të mbushur me idhuj. Ai ishte kthyer në lugina që rridhnin gjak të pafajshmish, zakone të vjetra dhe tradita të çoroditura.
Si duhej të vepronte para gjithë kësaj?! Çfarë mund të bënte në lidhje me këtë? Çfarë tjetër përpos veçimit prej njerëzve, vetmisë, largimit dhe vendstrehimit (në shpellën Hira). Atje do t’i lutej Zotit me përgjërim dhe do t’a thërriste nëpërmjet monotezimit dhe duasë (lutjes).
Në atë vetmi ndjenjash, atje lart mbi shpellë, i erdhi shpallja (profetësia) të cilën ai e mbarti dhe bashkë me të zbriti për në Mekë për tek populli i tij për t’ua kumtuar dhe për t’i përgëzuar. Ai priste përgjigjen, por përgjigja i erdhi jo si e priste dhe e dëshironte. Ajo erdhi në formë kamzhiku dhe një furie sharjesh dhe përgënjeshtrimesh, paçka se më parë e kishin emërtuar si njeri besnik.
Si u soll ky burrë besnik me këta njerëz?
Përgjigja do të vinte pas më shumë se pesëdhjetë vitesh ekperience në artin e etikës dhe sjelljes me tjetrin, etikë të cilën ai e gdhendi jo vetëm në zemrat e atyre që e rrethonin por edhe në zemrat e muslimanëve që do të shkelnin mbi këtë tokë deri në ditën e kiametit.
Përgjigja do të ishte “SIRA” (jetëpërshkrimi i tij) që nuk i përket vetëm kohës së shkuar, por do të mbetej pishtar që rrezaton diejt e jetës dhe gjak që rrjedh nëpër kapilarët e brezave të ardhshëm.
Historia e tij në Mekë është realiteti i këtij rizgjimi që drodhi këndet e tokës në të gjitha distancat e saj të largëta. Ky rizgjim duhej patjetër të pinte nga burimi prej të cilit ai piu në Mekë, dhe duhet të ndizej me pishtarin e saj të pavdekshëm përndryshe mund të kthehej në pluhur të cilin e shpërndajnë erërat.
“Historia e Profetit Muhamed” siç është përcjellë në transmetimet e sakta.
Shkroi: Ahmed Suejani
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Vdekja e Shejhul-Islam Ibn Tejmijes dhe varrimi i tij, Allahu e mëshiroftë! Udha e Besimtarëve
- EBU UBEJDE IBËN EL XHERRAH BESNIKU I KËTIJ UMETI Udha e Besimtarëve
- Kush ishte sekti famëkeq i Karamitëve? Udha e Besimtarëve
- Diçka për Ebu Hamid el Gazali (Allahu e mëshiroftë) Udha e Besimtarëve
- Ngjarje që më bëri të kuptoj një hadith Udha e Besimtarëve