Klasifikimi i njerëzve ndërmjet hamendësimit dhe realitetit

October 3, 2011

Shejh Bekër Ebu Zejdi ka thënë: Pasiqë ështe bërë e njohur dukuria sforcuese e klasifikimit të njerëzve në mënyrë të padrejtë, dhe se shuarja e kësaj fitneje është obligim, dije se ‘ustallarët’ e kësaj dukurie ndjekin disa mënyra për ta vënë atë ne jetë.

Shihet qartë xherhisti kasap i cili sa herë kalon pranë një grumbulli thirrësish në rrugë të Allahut zgjedh njërin prej tyre si preh të tijën, duke e bombarduar me  emërtimet e hidhura të cilat i nxjerr nga goja ashtu si lëshohet shigjeta nga harku. Më pas prenë e tij e flak në rrugë dhe u thotë njerëzve: Largojeni pengesën nga rruga sepse largimi i pengesës nga rruga është nga degët e besimit!!!!!

E sheh xherhistin sesi e ka zakon qëndrimin në prit dhe vëzhgim, duke pasur njërin sy vetëm per mbikqyrje dhe njërin vesh vetëm për përgjim. E gjithë kjo është ngacmim dhe trazim, ndezje e zjarrit të fitneve në mesin e njerëzve të devotshëm dhe të tjerëve.

E sheh këtë kategori si simbol të urryer të preokupuar si t`i rrethojnë thirrësit me zinxhir të gjatë e me erë të keqe, zinxhir i përbërë nga emërtime të pahijshme dhe akuza të neveritshme. Duke dashur t’i bashkojnë me karvanin e pasuesve të tekave (bidatçijve) dhe të humburit, për t’i shndërruar në lëndë djegëse për thashethemet dhe trazirat.
Në përgjithesi themi se kjo tufë janë më të këqinjtë që luftojnë në nderet e njerëzve me akuza, që kafshojnë në fyt robërit e Allahut dhe u shijon një gjë e tillë. Këta njerëz janë të prangosur në vetet e tyre me zinxhirët e zemërimit, zilisë, përgojimit, thashethemeve, gënjeshtrës, shpifjes, trillimit, talljes, ku të gjitha kanë një burim të vetëm.
Këta janë me të vërtetë simboli i dashakeqësisë në të cilën kullosin me një dëshirë të papërmbajtshme. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga gjendja e tyre, e sa pak që ruhen!
Pasha Allahun, sa pasoja të dëmshme sjell për vet xherhistin ky zanat iblisor kur ai ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve. Ai është i urryer, mëkatar, kriminel ndaj vetvetes, ndaj moralit të tij, ndaj fesë dhe ndaj umetit të tij. Në çdo aspekt të fjalëve të këqija ka pjesën e tij, është ortak me akuzuesin padrejtësisht, ortak me shpifësin, përgojuesin, thashethemexhiun. U prin gënjeshtarëve trillues duke sulmuar muslimanin në gjënë e tij më të shtrenjtë, në fenë dhe në nderin e tij.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk kanë lidhje me të, e kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me mëkat të qartë.” | Ahzab: 57.

Kjo shpifje mund të arrijë deri aty sa që t`i shkaktojë dezertim nga feja e atij folësi, si p.sh. nëse akuzon një musliman duke i thënë: I prapambetur, prapanik etj. siç e gjen të shprehur në kapitullin e dezertimit në librat e sheriatit, në ato të fikhut dhe të hadithit. Për këtë arsye dijetari Ibën Kutlubuguna shkroi një libër me titull: “Ai që bën kufër duke mos e kuptuar”.
Kjo është pasoja më e keqe që i kanoset kësaj kategorie që po e shijojnë këtë dukuri, përveç pasojave të tjera si: humbja e respektit të njerëzve (për këtë xherhist), konsiderimi i tij mendjelehtë, i rrëmbyeshëm, me fe të dobët, pasues tekash, u dha pas tekave  të tij dhe u pengua nga shikimi i dobët duke bërë të mos dallojë të vërtetën nga e kota, e zvarritën në konflikt dhe armiqësi me atë person që në fakt kishte të drejtë dhe duke e sulmuar atë padrejtësisht. Madje e  metë dhe pasojë akoma më e madhe është atëherë kur ky i sprovuar që përhap trazira e konsideron sjelljen e tij vepër fetare, e shfaq në paraqitjen e diçkaje prej fesë, ndien kënaqësi duke e përfolur dhe duke e përhapur atë.

Realisht kjo kategori e kanë lodhur historinë dhe e kanë lodhur veten, e kanë lënduar historinë dhe e kanë lënduar veten. As nuk thonë diçka të mirë dhe të fitojnë shpërblime e as nuk heshtin që të shpëtojnë (nga mëkatet). Kjo kategori janë të destinuar për në listën e të urryerve në histori, nga ata për të cilët askush nuk ndien keqardhje.

Marrë nga libri: “Tasnijfu en-nasi bejne dhanni uel jekin” (Klasifikimi i njerëzve ndërmjet hamendësimit dhe realitetit) fq. 397-398.

Përktheu: Shuajb Rexha

Dosje:

Loading...