Koncepti i sprovimit në Kuranin fisnik

October 11, 2023

KONCEPTI I SPROVIMIT NË KURANIN FISNIK

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Ai krijoi vdekjen dhe jetën për tju sprovuar cili prej jush do të jetë më vepërmirë’’ (Mulk 2) Pra, Allahu e krijoi vdekjen dhe jetën dhe çfarëdo ka në të prej sprovave dhe fatkeqësive për të na testuar se cili prej nesh do të bëjë vepra më të mira se të tjerët.

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme’’(Beled 4)

Pra, lodhje,siklete,sprova dhe probleme.

“Elif Lam Mim, Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët:” (Ankebut 3)

Pra,sprova është testimi që Allahu i bën besimtarëve që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët në kohët e vështira.

“A menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja vërtet ndihma e All-llahut është afër”! (Bekareh 214)

Pra, nuk duhet të mendoni se në xhenet hyhet pa sakrificë sepse ata që ishin më herët u goditën luftrat dhe sëmundjet dhe u tronditën derisa profeti dhe besimtarët kur u vonua ndihma e Allahut thanë: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja vërtet ndihma e All-llahut është afër”

Profeti,paqja qoftë mbi të, ka thënë:”Kjo botë është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarin” (Sahihu i Muslimit) Kështu që besimtari i sinqertë duron ndaj sprovave që e godasin atë në këtë jetë në mënyrë që të fitojë mirësitë e amshueshme ndërsa jobesimtari i plotëson kënaqësitë e tij në këtë jetë sikur të ishte në xhenet ndërsa në jetën tjetër atij i takon ndëshkimi i amshueshëm.

“Orientimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno

Përktheu: Rexhep Milaqi

 

Dosje:

Loading...