Kujt i’a do Allahu të mirën e bën atë të kuptojë fenë

Nuk i ka hije muslimanit të mos njohë dijes e fesë dhe të jetë si ata që njohin vetëm dijet e dynjasë.
“E njohin shumë mirë dinarin me gishta pa pasur nevojë t’a peshojnë, ndërsa namazin nuk dinë t’a falin mirë.”
Hasen el Basrij.
T’a kujtojmë gjithmonë hadithin e fikhut në fe dhe të bëjmë shkaqet për t’a arritur diturinë.
Dija fitohet duke mësuar dhe studiuar.
Ashtu siç njeriu përpiqet për kërkimin e rizkut ashtu duhet të bëjë shkaqet për të qenë i udhëzuar.

“Çdonjëri nga ju është i humbur përveç atij që Unë e udhëzoj, prandaj kërkoni prej Meje t’ju udhëzoj dhe do t’ju udhëzoj.”

A ka ndonjë dijetar që është bërë i tillë pa mësuar? Apo ndonjë mjek, inxhinier …?

Jo çdokush duhet të bëhet dijetar, por çdokush duhet të dijë ato gjëra që lidhen me fenë e tij; besimin e saktë, pastërtinë, rregullat e tregtisë, zekatit, martesës, detyrimet dhe të drejtat.

Njerëzit qëndrojnë larg fesë së tyre për faj të tyre, nuk pyesin dhe nuk mësojnë. Kjo neglizhencë është e qortueshme. Nëse përpiqet të mësojë e të kuptojë por nuk arrin dot, njeriu justifikohet. Vazhdimësia në gabim është gabim dhe jo gabimi vetëm njëherë, dhe turp është të mos mësojë.

• Rrezikshmëria e të folurit në fe pa dituri apo sipas qejfit.
• Mos fol për një çështje që nuk ke dituri.
• Melaiket nuk patën turp të thoshin: Nuk kemi dituri.
• Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ndalej kur pyetej për një çështje që nuk dinte, heshtte derisa i vinte shpallja.
• Duhet të mësojë parathëniet dhe bazat e dijes përpara se të përfitojë nga interneti, që të dallojë të saktat nga të gabuarat.
• Besimi i madh dhe shija e besimit në fillim, e pastaj zbehet. Përse?
Është diçka normale, ka ardhur në hadith se çdo gjë ka kulminacjon. Duhet përpjekur për të forcuar besimin vazhdimisht nëpërmjet 5 namazeve, Kuranit, lutjeve etj.

Dobi të përfituara nga shejhu i nderuar Salim et Tauil – Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të.