Dëshmia do të thotë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Nëse adhurohet diçka tjetër përveç Allahut, ai adhurim është i pavlefshëm. Allahu i Madhëruar thotë:
ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ هُوَالْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
“Kjo është kështu sepse Allahu është e Vërteta (i Vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij është e pavërteta. Dhe pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” | El Haxh: 62.
Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë:
فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ
“Dije se nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut.” | Muhamed: 19.
Kuptimi i shprehjes “Muhamedun rasulullah”.
Do të thotë se nuk pasohet askush tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kushdo që pasohet përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për të cilin nuk ka argument, ai është pasuar në të kotë. Allahu i Madhëruar thotë:
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
“Ndiqni atë që u është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” | El Earaf: 3.
Allahu i Madhëruar thotë: “Por jo[1] për Zotin tënd (o Muhamed)! Ata nuk do të besojnë[2] derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt[3] dhe të të dorëzohen plotësisht.” [4] | En Nisa: 65.
Gjithashtu, i Madhëruari thotë: “Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ai me siguri ka humbur.” | El Ahzab: 36.
Shkëputur nga libri: ““El Kaulul mufid fi edileti et teuhid”.
Autor: Ebu Ibrahim Muhamed bin Abduluehab bin Ali el Uesabi el Abdeli
———————————————————–
[1] Nuk është ashtu si pretendojnë ata se gjoja besojnë në atë që i ka zbritur Muhamedit.
[2] Nuk do të besojnë as tek Allahu as tek i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe as tek ajo që Allahu i ka shpallur të Dërguarit të Tij.
[3] Të mos ngarkohen me gjynah duke refuzuar apo duke mospëlqyer gjykimin tënd dhe duke dyshuar në bindjen ndaj teje. Gjykimi yt është i vërtetë dhe nuk lejohet të kundërshtohet.
[4] Të dorëzohen plotësisht para gjykimit tënd dhe të pranojnë me bindje profetësinë tënde.
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve