Kush e thotë këtë fjalë do të hyjë në Xhenet

January 18, 2020

Transmetohet nga Muadhi (radijAllahu anhu) se ka i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush thotë si fjalë të fundit (dëshminë) ‘La Ilahe il-lAllah’ do të hyjë në Xhenet.” Shënon Ebu Daudi dhe Hakimi. Hadithi arrin gradën sahih me dëshmuesit e tij.

Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Rijadus-Salihin” këtë hadith e ka vendosur nën temën; “Përkujtimi me fjalën ‘La Ilahe il-lAllah’ atij që është në momentet e fundit të jetës.”

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

E para: Pëlqyeshmëria e telkinit të personit në momentet e fundit me fjalen ‘La Ilahe il-lAllah’.

E dyta: Jo çdokush ka mundësi t’a thotë këtë fjalë në shtratin e vdekjes.

E treta: Kush e mbyll jetën me dëshminë ‘La Ilahe il-lAllah’ do të hyjë në Xhenet.

E katërta: Kërkohet nga njeriu që gjatë jetës së tij të jetë i kapur fort mbas Islamit, sepse kjo do t’a ndihmojë atë me qëndrueshmëri (në thënien ‘La Ilahe il-lAllah’) në momentet e vdekjes.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...