Çfarë ndjeu Muadh bin Xhebeli (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha atij: “O Muadh, pasha Allahun se unë të dua ty!”?
Çfarë ndjeu Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhume) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e shtrëngoi rreth vetes dhe tha: “O Allah! Mësoja atij Librin (Kuranin)!”?
Çfarë ndjeu Ali bin Ebi Talibi (radijAllahu anhu) pasi mori vesh se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do i jepte flamurin kur tha: “Do t’ia jap flamurin nesër një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij!”?
Çfarë ndjeu Sead bin Ebi Uekasi (radijAllahu anhu) kur i Derguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Gjuaj o Sead, u flijofshin prindërit e mi për ty!”?
Çfarë ndjeu Uthman bin Afani (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha në kohën që ai kontribuoi për përgatitjen e ushtrisë në luftën e Tebukut: “Pas kësaj asgjë nuk do t’a dëmtojë më Uthmanin.”?
Çfarë ndjeu Ibën Mesudi (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Lexo Kuran, sepse kam dëshirë t’a dëgjoj atë nga dikush tjetër.”?
Çfarë ndjeu Ebu Musa El-Eshari (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Sikur të më kishe parë mbrëmë kur po dëgjoja leximin tënd.”?
Çfarë ndjeu Es-Saib bin Jezid (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i’a përkëdheli flokët? Dhe kur u shtye në moshë të gjitha flokët i’u thinjën, përveç vendit që preku i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Çfarë ndjenje patën Ensarët kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha për ta: “Nëse njerëzit do merrnin një rrugë dhe Ensarët një shteg, unë do të merrja shtegun e Ensarëve.”?
Çfarë ndjenje patën Ensarët kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha për ta: “Shenjë e besimit është dashuria për Ensarët, dhe shenjë e hipokrizisë është urrejtja e Ensarëve.”?
Çfarë ndjeu besniku i këtij umeti Ebu Bekër Es-Sidiku (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse do të merrja dikë për mik të afërt (halil), atëherë do të merrja Ebu Bekrin.”?
Çfarë ndjeu prijësi i besimtarëve Umer bin Hatabi (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i dha leje të hynte, dhe tha; “Përgëzoje me Xhenet.”?
Çfarë ndjeu Bilali (radijAllahu anhu) kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “O Bilal! Më trego për atë vepër që ke vepruar në Islam, sepse e kam dëgjuar zhurmën e hapave të tu ne xhenet.”?
Çfarë ndjeu Xhabiri (radijAllahu anhu) kur një natë në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) bukuria e Profetit i’a kalonte Hënës që ndriçonte?
Çfarë ndjeu Enesi (radijAllahu anhu) kur preku të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), dhe lëkura e tij ishte më e butë se mëndafshi?
Çfarë ndjeu Enesi (radijAllahu anhu) kur nuhati aromën e këndshme të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), aromë që i’a kalonte miskut?
Çfarë ndienin sahabët kur e shihnin, kur e dëgjonin, kur e preknin të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
Çfarë ndien secili nga ne kur:
- ndjek sunetin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
- dëgjon emrin e tij dhe dërgon salavate,
- dëgjon hadithet e tij (sal-lAllahu alejhi ue se-lem),
- lexon jetëshkrimin e tij të ndritur,
- falet në xhaminë e tij,
- e përshëndet me selam,
- shpreson të pijë nga Haudi i tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?
- Ditën e Gjykimit të gjithë profetët do të thonë; “Vetja ime, vetja ime!”, ndërsa i dashuri ynë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) do të thotë; “Umeti im, umeti im!”
- Ai do të ndërmjetësojë për ne.
Çfarë ndjenje e papërshkruar është kur dëgjon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Më ka marrë malli për vëllezërit e mi. Të pranishmit i thanë: O i Dërguar i Allahut! A nuk jemi ne vëllezërit e tu?!
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: Jo, ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz që do të vinë më pas, do më besojnë edhe pse nuk më kanë parë.”
Ua tregoni këto tekste atyre që përpiqen të hedhin baltë mbi krijesën më të mirë, vulën e profetëve dhe të dashurin tonë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Tregojuni atyre se ai është dërguar si mëshirë për të gjitha botët. Kur Profeti (alejhi selam) shkoi në Taif për t’i ftuar banorët e atij vendi në Islam, ata e pritën me gurë, sharje dhe ofendime. Profeti (alejhi selam) u largua i plagosur dhe këmbët i kullonin gjak. Engjëlli i maleve zbriti dhe e pyeti Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “A dëshiron që t’i bashkoj këta dy male dhe t’a shkatërroj këtë popull?” Profeti i tha: “Jo, sepse shpresoj që Allahu nga pasardhësit e tyre të sjellë besimtarë.”
Le t’a lexojnë këtë ata që i kanë duart e tyre të lara me gjakun e muslimanëve në veçanti, dhe të njerëzve në përgjithësi.
Unejs Sheme
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve