‘Lajthitjet e motit’ apo lajthitjet e njerëzve?!

January 15, 2014

Disa media, që nuk meritojnë tua përmendim as emrin, sepse s’kemi pse tu bëjmë reklamë falas, në një kohë që më me vend do të ishte të paralajmëronim njerëzit prej manipulimit në masë që u bëjnë atyre, dhe jo informimit në masë. E pra disa nga këto media duke dashur të përshkruajnë ato që ata i quajnë ‘fenomene të natyrës’, na shfaqin disa tituj shumë bombastikë duke thënë: ‘lajthitjet e natyrës’!!!
Jo mor jo! Nuk ka lajthitur moti sepse ai është i urdhëruar, por keni lajthitur ju që nuk kuptoni mesazhet e Fuqiplotit! Stuhitë e acarit, apo i ftohti polar që ka goditur disa shtete në një kohë që nga ana tjetër e tokës është behar, nuk janë lajthitje por shpërblim (në këtë rast: ndëshkim) për shkak të gjynaheve tuaja, dhe zullumit tuaj që ka kaluar çdo kufij njerëzor. Na ka mësuar Zoti ynë në Librin e Tij të shenjtë ku thotë: “Janë shfaqur fatkeqësitë në tokë dhe në det për shkak të asaj që punuan duart e njerëzve (gjynahet e tyre) që tua shijojë atyre një pjesë të asaj që punuan, ndoshta ata do të kthehen. Thuaj: ‘Udhëtoni në tokë dhe shikoni si ishte ndëshkimi i atyre që (bënë padrejtësi) më parë, shumica e tyre ishin idhujtarë (politeistë) [Kapitulli Rum (Romakët): 41-42] Këto kushte atmosferike janë ndëshkim për gjynahet tuaja, për shkatërrimin që po bëni në tokë dhe gjakun që po e derdhni lum, pasi Allahu ju dha pushtet mbi të për shkak të largimit të muslimanëve nga Zoti dhe nga feja e Tij. Sepse sa kohë që muslimanët ishin robër të vërtetë të Allahut, Ai i nderoi me pushtet në tokë, e kur ata ia kthyen shpinën fesë së Allahut, atë e sundoi mosbesimi dhe idhujtaria (dhe falënderimi i takon Allahut që s’e sundon të gjithën mosbesimi me sistemet e tij), e shihni sa keq po sundon!!! Nuk ka sunduar kështu Islami, nuk ka vrarë të pafajshëm, gra, fëmijë, pleq e plaka, shkatërrim në masë!

Fatkeqësitë kësaj bote i kanë ardhur kur janë tejkaluar kufijtë që ka vendosur Allahut në të, qoftë nga ana e pabesimtarëve, qoftë nga ana e injorantëve prej besimtarëve.
E Profeti ynë – paqja qoftë mbi të – na ka mësuar se Allahu i lejoi Xhehennemit dy frymëmarrje që të mos e hajë vetveten, dhe ato janë i ftohti i acartë që ndodh në dimër dhe i nxehti përvëlues në verë! Dhe sa afër që e kanë Xhehennemin këto ditë disa shtete! Allahu na ruajtë prej tij!
Dikush mund të thotë: Atje ka edhe popull që nuk kanë lidhje me padrejtësitë që bën shteti i tyre në botë.
Themi: Është e vërtetë, por për shkak se ata nuk ngrenë zërin dhe t’i kundërshtojnë kurthet që shteti i tyre ngre kundër gjithë botës, ata janë bashkëpjesëmarrës në krim. Dhe ligji i Allahut thotë se: Sikur banorët e qiejve dhe të tokës të bashkëpunonin të gjithë në vrasjen e një të pafajshmi, do t’i dënonte ata Allahu të gjithë.
Ç’mund të themi kur të pafajshmit që po vriten janë me qindra e mijëra, dhe askush nuk ndjen asnjë keqardhje për ta e nuk lëviz as gishtin!!! Maksimumi që bëjnë është se i thonë tiranit: ‘Ti vriti me çfarë të duash veç jo me armë kimike’!!! E nganjëherë digjet i njomi me të thatin por Ditën e Gjykimit ringjallen sipas qëllimeve që kanë pasur.

Pra merrni mësim o të zotët e mendjes, dhe hiqni dorë nga padrejtësitë, sepse kjo që po përjetoni është shpërblim vetëm për një pjesë të zullumeve tuaja, sepse Allahu ka ndëshkim edhe më të madh! E sikur të ndëshkoheshit për çdo gjynah tuajin – e sa e gjatë është lista e tyre – do të ishit shuar nga faqja e dheut. Dhe gjaku i atyre fëmijëve që vriten përditë në Siri kërkon shpagim, një pjesë e tij është në këtë botë, ndërsa në tjetrën…!!!
“Sot do të shpërblehet çdo njëri për atë që ka bërë, nuk ka padrejtësi sot, me të vërtetë Allahu i bën llogaritë (gjykimin) shpejt!”
“Dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt!”
(As në këtë botë e as në tjetrën)

 

Loading...