Transmetohet nga Enesi (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Prej shenjave të Kiametit janë; ngritja (humbja) e dijes, përhapja e injorancës, konsumimi i alkoolit dhe përhapja (shfaqja) e imoralitetit.”
Shejh Zejd el-Medkhalij (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka sqaruar se dituria fetare do të ngrihet në kohën e fundit. Kur të ngrihet (largohet) dituria fetare atëherë vendin e saj do e zërë injoranca. Kur të largohet drita e dijes atëherë vendin e saj do e zërë errësira e injorancës dhe humbjes. Pra, nuk ndriçohen mendjet, as zemrat dhe as toka me gjatësinë dhe gjerësinë e saj vetëm se me dituri fetare. E kur të ngrihet dituria fetare kjo do ndodh me marrjen (vdekjen) e dijetarëve, siç ka thënë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në sqarimin e ngritjes së diturisë: “Me të vërtetë Allahu i Lartësuar nuk e merr diturinë duke e tërhequr atë nga njerëzit, por e merr duke marrë dijetarët. Derisa të mos lërë më asnjë dijetar atëherë njerëzit do marrin (për dijetarë dhe drejtues) disa injorantë. Ata pyeten e përgjigjen (japin fetva) pa dije dhe kështu humbasin veten dhe i humbasin edhe të tjerët.” E kjo patjetër që do të ndodhë, sepse hadithi është prej mrekullive të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
“Nuz’hetu el-Karij fi Sherhi Kitabil-ilmi min Sahihil-Bukharij”.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Shejh Abduselam Berxhes
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si rëndojnë mëkatet? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl