1- Bindje ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar.
2- Bashkimi i salavatit të tij me nderimin që i bën Allahu i Lartësuar atij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, megjithëse ndryshojnë nga njëra tjera; sepse salavati jonë ndaj tij është lutje dhe kërkim, kurse salavati që i dërgon Allahu i Lartësuar atij është nderim dhe lavdërim, siç e kemi përmendur më parë.
3- Bashkimi me salavatet që i dërgojnë melaiket atij.
4- Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu ndaj atij i cili i dërgon atij një salavat.
5- Allahu i ngre atij dhjetë grada.
6- I shkruan atij dhjetë të mira.
7- I fshihen atij dhjetë të këqija.
8- Shpresohet që atij t’i përgjigjet lutja kur e shoqëron me salivate para se të lutet, salavati e ngre lutjen tek Zoti i botrave të Lartësuar, (pasi ishte pezull mes qiellit dhe tokës para se të përmende salavatet).
9- Është shkak për ndërmjetësimin e tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- nëse i bashkëngjit me kërkimin e vendit të lartë për të, apo e përmend veçmas siç e përmendëm në hadithin e Ruvejfi[1].
10- Është shkak që të fallen gjynahet, siç e përmendëm më parë.
11- Është shkak që Allahu tia largojë robit preokupimin e tij.
12- Është shkak që robi të jetë pranë tij –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ditën e gjykimit. E për ketë kemi përmendur më parë hadithin e Ibn Mesudit –Allahu qoftë i kënaqur prej tij-[2].
13- Salavati zë vendit e sadakasë tek ai i cili nuk ka mundësi të japë sadeka.
14- Është shkak që robit t’i kryen nevojat.
15- Është shkak që Allahu dhe melaiket e Tij të dërgojnë salavate atij që dërgon salivate[3].
16- Është pastrim për atë që e dërgon salavatin.