Ibn Kajimi per zemren e paster

February 15, 2011

Imam Ibn Kajimi në librin e tij “Ed-Da ue ed-Deua” (faqe: 282) thotë: “Mos mendo se fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë të devotshmit janë në mirësi dhe keqbërësit janë në zjarr” (Infitar: 13-14) është e veçantë vetëm për botën tjetër, por përkundrazi ata janë në mirësi në të tre vendbanimet e tyre (në dynja, varr dhe në ahiret) si dhe ata të tjerët janë në zjarr në të tri vendbanimet e tyre.

E ku ka më mirësi në dynja se sa devotshmëria e zemrës, qetësisë së shpirtit, njohjes së Zotit të Lartësuar dhe dashurisë së Tij, dhe të punosh ashtu siç donë Ai?! Dhe a ka jetë në realitet veç jetës së zemrës së pastër?!

Allahu i Lartësuar e ka lavdëruar të dashurin e Tij Ibrahimin –alejhi selam- për zemrën e pastër të tij ku thotë: “Dhe prej pasuesve të tij është Ibrahimi kur i erdhi Zotit të tij me zemër të pastër” (Safat: 83-84) si dhe ka thënë për tu kur ai tha: “Ditën që nuk bën dobi as pasuria e as fëmija veç atij që vjen me zemër të pastër” (Shuara 88-89).

Zemra e pastër është ajo zemër e cila është e pa cenuar nga shirku, smira, urrejtja, koprracia, mendjemadhësia, dashurisë së dynjasë dhe postit. Ajo është e pa cenueshme nga çdo gjë që të largon nga Allahu, si dhe është e pa cenueshëm nga çdo dyshim që kundërshton lajmin e Tij, si dhe është e pa cenueshme nga çdo epsh që kundërshton urdhrin e tij, si dhe është e pa cenueshme nga çdo dëshirë që bie ndesh me dëshirën e Tij, ajo është e pa cenueshme nga çdo ndarje që e ndan atë prej Allahut.

Kjo është zemra e pastër e cila është në xhenetin e dynjasë si dhe do të jetë në xhenet në varr dhe në xhenet në botën tjetër.

Zemrës nuk i plotësohet pastërtia derisa ajo të shpëtojë prej pesë gjërave:

1-      Prej shirkut i cili kundërshton teuhidin.

2-      Prej bidatit i cili kundërshton sunetin.

3-      Prej epshit i cili kundërshton urdhërin.

4-      Prej hutesës që kundërshton përkujtimin.

5-      Prej nefsit i cili kundërshton sinqeritetin.

Këto të pesta të bëjnë që të ketë pengesë mes teje dhe Allahut, dhe nën secilën prej tyre ka gjëra të llojllojshme e të panumërta.

Prandaj është shumë e rëndësishme, përkundrazi është e domosdoshme që robi t’i kërkojë Allahut që ta forcojë atë dh eta udhëzojë në rrugën e drejtë. Robi nuk është nevojtar për diçka tjetër se sa është nevojtarë për këtë lutje si dhe nuk ka diçka më dobi prurës se sa ajo”.

Përktheu: Abdurrahman Rama

Loading...