Njerëzve thuajuni fjalë të mira

January 21, 2024

“Dhe njerëzve thuajuni fjalë të mira.” | El Bekare: 83.

Thotë i Lartësuari: “O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm….” | En Nisa: 1.

Imami i komentuesve të Kuranit Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: O njerëz, ruajuni Zotit tuaj dhe mos e kundërshtoni Atë në gjërat që iu ka urdhëruar dhe ndaluar e t’iu arrijë dënimi i Tij, gjë me të cilën ju nuk mund të përballeni.

Pastaj Ai, i lartësuar qoftë emri i Tij, e përshkroi Veten me faktin se është Krijuesi i Vetëm i të gjithë njerëzve nga një njeri i vetëm, duke u treguar robërve të Tij se cila është origjina e tyre dhe sesi e ku takohen të gjithë. Me këtë deshi t’iu tërhiqte vëmendjen për faktin se të gjithë ata janë bij të një burri dhe të një gruaje, se ata janë prej njëri-tjetrit, se e drejta e tyre ndaj njëri-tjetrit është detyrim mes tyre ashtu siç është detyrim për vëllanë ndihma e vëllait të tij. Kjo për shkak të bashkimit të tyre tek një baba dhe një nënë.

Ai ua bën të qartë se ruajtja e të drejtave të ndërsjellta edhe nëse takimi i tyre tek një baba është i largët, duhet të jetë e njëjtë sikur të kishin lidhje e bashkim më të afërt. Kjo duke dashur të nxit ndjeshmërinë dhe dhembshurinë mes tyre (për llojin e vet) e kështu të jenë të drejtë mes veti, të mos i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. I forti të japë nga vetja e tij për të dobëtin duke ia dhënë të drejtën që i takon në mënyrën më të mirë, ashtu siç e ka obliguar Allahu.

 

Marrë nga libri: “Tefsir et Taberi”.

Përktheu: Emin Bilali

Dosje:

Loading...