Përfitime të përzgjedhura nga mësimi i shejhut tonë Meshhur bin Hasen Al Selman mbi tefsirin e sures El Ihlas, 20 Sheval 1446 H.
1. Surja El Ihlas është një nga suret madhështore dhe të pakta, të cilën kush e do sinqerisht Allahu do ta fusë në xhenet.
2. Tema qëndrore e sures është që zemra të lidhet vetëm me Zotin dhe të shkëputet nga çdo lidhje tjetër.
3. Disa dijetarë kanë thënë: Kush e lidh zemrën me shkaqet, ka rënë në shirk. Kush i braktis shkaqet totalisht, konsiderohet i çmendur.
4. Surja El Ihlas është nga suret e shkurtra, dhe kush e kupton saktë do ta ketë Allahun si Zot të vërtetë. Me të ka për tu lidhur dhe nuk do të mbështetet tek askush tjetër.
5. Fryti praktik i kësaj sureje është që të mos përulesh për askënd tjetër përveç Allahut.
6. Fjala “Rab” (Zot) ka katër kuptime: Sunduesi, Krijuesi, Edukuesi, Rregulluesi i çështjeve.
Dy të parat janë për të gjitha krijesat, ndërsa dy të fundit janë të veçanta për të afërmit e Allahut.
7. Të parët tanë të mirë gjatë haxhit pyesnin për hadithologët që ishin të pranishëm për të përfituar nga dija e tyre.
8. Arabët e konsideronin gjë të madhe prejardhjen dhe krenoheshin mes njëri-tjetrit me fiset e tyre.
9. Dallimi mes fjalisë emërore dhe asaj veprore është se fjalia emërore tregon qëndrueshmëri, ndërsa ajo veprore ka lidhje me kohën dhe veprimin.
10. Dallimi mes fjalës “Ehad” dhe “Uahid”:
“Ehad” nuk lejon ndarje (as nuk thuhet gjysma e Ehadit).
“Uahid” lejon ndarje (mund të thuhet gjysma e njëshit).
11. Fjala e Allahut “Allahu es-Samed” është një tregues i qartë që zbulon temën qëndrore të sures.
12. Të paktë janë ata që e kanë medituar thellë kuptimin e kësaj sureje dhe e kanë bërë atë bazë të jetës së tyre duke e dashur atë.
13. Adhurimi i vërtetë është përzierja e dashurisë së plotë me përuljen e plotë vetëm për Allahun.
14. Cilësitë e Allahut karakterizohen nga madhështia, përkryerja dhe plotësimi.
15. Na është ndaluar që të mendojmë se si është Allahu, por jemi urdhëruar të mendojmë për krijesat dhe shenjat e Tij.
16. I lumtur është ai që e njeh Allahun përmes Librit të Tij dhe Sunetit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi