Të folurit ndaj Allahut pa dituri

Sa i përket fjalës së Allahut “ . . . dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë” (Araf: 33) është gjynahu më i rëndë se të gjitha gjynahet e tjera te përmendura në këtë ajet[1]. Prandaj është përmendur në gradën e katërt prej gjërave të ndaluara për të cilën kanë ndaluar të gjitha legjislacionet e feve, si dhe kjo nuk lejohet në asnjë lloj mënyre apo gjendje, si dhe nuk është vetëm se e ndaluar. Kjo nuk është si mishi i ngordhur, apo gjaku i mpiksur, apo mishi i derrit të cilat lejohen në disa raste.

Gjërat që janë të ndaluara janë dy lloje: të ndaluara në vetveten e tyre të cilat nuk lejohen në asnjë rrethanë, si dhe të ndaluara prej rrethanave, ndalohen në një kohë e lejohen në një tjetër.

Allahu i Lartësuar ka thënë për ata që janë të ndaluara në vetveten e tyre:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ

Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të haptë ose të fshehta”, pastaj përmendi gjynahet më të mëdha prej tyre ku thotë:

وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ

ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë”, më pas përmendi atë që është më e madhe se këto dhe tha:

وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَاناً

ndaloi t’i mveshni Allahut shok pa pasur për të kurrfarë argumenti”, pastaj përmendi atë që është më e madhe dhe tha:

وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë”. Ky është gjynahu më i madh tek Allahu dhe më i rëndi në mëkat, sepse kjo përmban në veten e tij përgënjeshtrimin ndaj Allahut, si dhe t’i atribuosh Atij atë që nuk i takon Atij, si dhe ndryshimin e fesë së Tij dhe zëvendësimin e saj, të mohosh atë që Ai e ka vërtetuar si dhe të vërtetosh atë që Ai ka mohuar, ta konsiderosh të saktë atë që Ai e ka konsideruar të kotë si dhe të konsiderosh të kotë atë që Ai ka konsideruar të saktë, të armiqësosh ato që Ai donë dhe të duash ato që Ai armiqëson, të duash atë që Ai e urren dhe të urresh atë që Ai donë, si dhe t’i atribuosh Atij gjëra që nuk i takojnë Atij në veten e Tij, cilësitë e Tij, fjalët e Tij dhe veprat e Tij.

Nuk ka prej gjërave që ka ndaluar Allahu gjë më të madhe se ajo, e as mëkat më të madh se kjo. Si dhe kjo është baza e shirkut, si dhe mbi të u ngritën bidati dhe gjërat e humbura. Çdo bidat i humbur në fe bazën e ka tek fjala ndaj Allahut padituri.

Prandaj selefët (të paret) e kanë refuzuar më të madhe një gjë të tillë, si dhe kanë folur për pasuesit e saj në çdo cep të tokës, si dhe kanë folur për fitnen e tyre shumë, si dhe e kanë ekzagjeruar refuzimin e tyre në atë mënyrë të madhe që nuk e kanë bërë me gjynahet e tjera si padrejtësia e armiqësia; sepse dëmi i bidatit dhe shkatërrimi që ai i bën fesë është shumë më e madhe. Allahu i Lartësuar e ka refuzuar atë që i atribuon Atij diçka të lejuar në fenë e Tij për të cilën Ai e ka ndaluar ku thotë:

وَلاَ تَقُولُواْ لِمَا تَصِفُ أَلْسِنَتُكُمُ الْكَذِبَ هَـذَا حَلاَلٌ وَهَـذَا حَرَامٌ لِّتَفْتَرُواْ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ

Mos i thoni asaj rrenës së gjuhëve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën” (Nahl: 116).

E si mund të jetë puna që t’i atribuosh Atij në cilësitë e Tij diçka që Ai nuk e ka cilësuar veten me të? Apo mohon prej cilësive të Tij diçka që Ai e ka cilësuar veten me të?

Disa prej selefëve kanë thënë: Të ketë kujdes ndonjëri prej jush që të thotë: Allahu e ka lejuar këtë apo e ka ndaluar Allahu atë, e Allahu t’i thotë atij: Ke gënjyer, nuk e kam lejuar atë e as nuk e kam ndaluar këtë.

Është për qëllim lejimi dhe ndalimi në bazë të mendjes vetëm pa argument prej Allahut dhe të dërguarit të Tij.

Baza e shirkut dhe e kufrit është: të flasësh ndaj Allahut me padituri; sepse ai i cili bën shirk pretendon se atë të cilin ai e adhuron e afron atë tek Allahu, si dhe ndërmjetëson për të tek Ai, si dhe ia kryen Allahu nevojën që ka nëpërmjet tij, siç janë ndërmjetësuesit tek mbretërit. Çdo person i cili bën shirk flet ndaj Allahut me padituri dhe jo e kundërta; sepse të flasësh ndaj Allahut me padituri mund të përmbajë mohim dhe bidat në fenë e Allahut. Kjo është më e përgjithshme se shirku, kurse shirku është diçka prej saj.

Për këtë rrena ndaj të dërguarit të Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është shkak që personi të hyj në zjarr, si dhe të ketë një vend në të të përgatitur, i cili është vend që nuk i ndahet atij, sepse ajo përmban në veten e saj të thuash ndaj Allahut diçka me padituri, njëjtë sikur po gënjen ndaj Allahut të Lartësuar. Sepse ajo që i mvishet të dërguarit i mvishet edhe Atij që e ka dërguar, e të flasësh ndaj Allahut me padituri është qartë të shpifesh ndaj Tij:

E kush është më gjynahqarë i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit” (Enam: 93).

Kështu që të gjitha gjynahet e pasuesve të bidatit hyjnë nën këtë lloj prandaj nuk plotësohet pendimi prej tij vetëm nëse pendohet prej bidatit.

E sit ë pendohet ai prej bidatit ku ai nuk e din se ka bërë bidat, apo mendon se është sunet, ai i thërret të tjerët në të dhe si nxit të tjerët në të?! Nuk i largohen gjynahet të cilat kanë nevojë për pendim prej tij vetëm nëse ai mbushet me sunet, si dhe të mësojë shumë rreth sunetit, e të jetë gjithmonë në kërkim të sunetit, porse ai i cili pason bidatin nuk e gjen asnjëherë në gjendje të tillë.

Sepse suneti –në veten e tij- e largon bidatin dhe nuk e lën atë të qëndrojë, e nëse lind dielli në zemrën e robit largohet prej tij retë e çdo bidati, si dhe largon errësirën e çdo devijimi. Sepse errësira nuk ka fuqi ndaj fuqisë së diellit dhe se nuk e shikon robi dallimin mes sunetit dhe bidatit, dhe ta ndihmojë atë që të dali prej errësirës së bidatit në dritën e sunetit vetëm se pasi i plotë i sunetit dhe emigrimi me zemrën e tij në çdo kohë tek Allahu, duke kërkuar mbrojtje dhe me sinqeritet dhe kthim të vërtetë tek Allahu. Si dhe të emigrojë tek i dërguari i Tij, duke dhënë mundin e tij që të arrijë tek fjalët, veprat, udhëzimi dhe sunetin e tij:

فمن كانت هجرته إلى الله ورسوله،فهجرته إلى الله ورسوله

E nëse emigrimi i tij është për Allahun dhe të dërguarin e Tij, atëherë shpërblimi i tij është tek Allahu dhe i dërguari i Tij[2], e nëse emigron në diçka tjetër atëherë fati i tij është ajo çka ka bërë ne dynja dhe ne Ahiret. Allahut i kërkojmë ndihmë.

Marrë prej: “Medarixhul Salikin”: (1/644-649)të imam Ibn Kajim el-Xheuzije

Përktheu: Abdurrahman Rama


[1] Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të haptë ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë” (Araf: 33).

[2] Transmeton imam Buhari dhe imam Muslimi.