Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!) thotë: Njeriu ka për t’u pyetur para Allahut të Madhëruar. Çdokujt prej jush Zoti do i flasë duke mos pasur mes tyre përkthyes. Njeriu shikon nga e djathta tij dhe nuk sheh vetëm se veprat e tij që ka vepruar, shikon nga e majta e tij dhe nuk sheh vetëm se veprat e tij që ka vepruar. Shikon përpara dhe nuk sheh vetëm se zjarrin.
Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit tek Zoti i tij derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për rininë se si e shfrytëzoi, për pasurinë nga e fitoi dhe ku e harxhoi dhe për diturinë se si punoi me të.
Pyetje, të cilat tashmë i dimë dhe që patjetër presin përgjigje (nga secili nga ne). Ndërsa i sukseshëm (i fituar) është ai që përpiqet (në jetën e kësaj bote) që përgjigja e tij të jetë e saktë.
E kjo nuk arrihet ndryshe veçse duke punuar në jetën e kësaj bote vepra të mira në rrugën që të shpie drejt tek Allahu. Prandaj njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që ta kalojë jetën e tij në bindjen ndaj Allahut të Lartmadhëruar, ta fitojë pasurinë e tij nga gjërat e lejuara (hallall) dhe ta shpenzojë në gjërat e lejuara e në bindje si dhe të punojë me atë që ka mësuar.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve