A lejohet të shtrihemi për të fjetur, me këmbët drejtuar nga Kibla (në drejtim të Qabes)?

Dijetari i nderuar Muhamed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Nuk është e ndaluar fetarisht që njeriu të shtrihet për të fjetur me këmbët drejtuar nga Qabja (pasi nuk ekziston asnjë argument që e ndalon një veprim të tillë).

Përkundrazi, dijetarët musliman, në lidhje me atë njeri i cili për shkak të sëmundjes nuk falet dot në këmbë, janë shprehur se i lejohet të falet ulur apo mbështetur, i drejtuar me fytyrë nga Qabja, e nëse nuk mundet as ashtu, atëherë falet shtrirë me kurriz (me fytyrë lart), me këmbët të drejtuara nga Qabja.”

“Fetvatë e Ibën Uthejminit” 2/976

Përktheu: E. Ajdini