Pyetje: A lejohet urimi i festës pas ditës së festës?
Përgjigje: Urimi i dikujt prej njerëzve është ligjësuar kur atij i vijnë mirësi të reja prej Allahut, siç thotë Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë-: “Urimi i atij të cilit i ka ardhur ndonjë mirësi e re fetare është sunet i pëlqyer, dhe lejohet gjithashtu edhe për atë të cilit i vjen ndonjë mirësi e re dynjaje.” Shih librin ‘Zad El-Mead’ 3/512.
Përsa i përket ditës së festës kjo gjë ka ardhur nga sahabët, siç tregon Xhubeir bin Nufeir (prej tabiinëve të mëdhenj i cili ka vdekur në vitin 80 të hixhretit) që thotë: “Shokët e Profetit -alejhi selam- kur takoheshin në ditën e festës i thonin njëri-tjetrit: “Tekabel-lallahu minna ue minke! (Na e pranoftë Allahu ne dhe ju.)” E transmeton Muhamiliu dhe e saktëson sheih Albani.
Ndërsa pas ditës së festës nuk ka ardhur gjë në lidhje me të. Por bazuar në analizën e Ibn el-Kajimit i cili i lidh urimet me ardhjen e mirësive të reja, atëherë mund të themi se urimi pas festës kur akoma mirësia mund të quhet e re është i lejuar, përderisa i përshtatet kësaj domethënie dhe nuk ka ndonjë ndalim për të. Kjo është dhe fetvaja e sheih El-Feuzanit -Allahu e ruajt- kur është pyetur për urimin e njerëzve para festës, dhe ka thënë:
“Urimi lejohet në ditën e festës dhe lejohet gjithashtu edhe pas festës, ndërsa para festës nuk di të ketë ndodhur te selefët që ta urojnë njëri-tjetrin para festës. Si të urohet tjetri për diçka që nuk ka ndodhur?! Urimi është ditën e festës ose pas saj, edhe pse nuk ka argument për të.”
Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen