Më ka mësuar Muhamedi …. (1)

October 1, 2021

Më ka mësuar i dashuri im (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

-T’i dua të varfërit dhe të jem pranë tyre, ngase bamirësia ndaj tyre e zbut zemrën.

-Të shoh tek ai që është më poshtë se unë në çeshtjet e dynjasë dhe jo tek ai që është më lart, ngase kështu do i njoh më mirë mirësitë e Allahut të Madhëruar ndaj meje dhe nuk do i mohoj.

Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.” En-Nahl: 18.

“…Nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.” Ibrahim: 34.

-T’i mbaj lidhjet farefisnore edhe nëse fisi largohen nga mua dhe i shkëpusin ato, ngase kush i shkeput lidhjet farefsinore Allahu e shkeput lidhjen me të. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe frikësojuni Allahut me emrin e të Cilit kërkoni të drejtat e ndërsjellta. Ruani lidhjet farefisnore se vërtet Allahu është përherë Mbikqyrës mbi ju.” En-Nisa: 1.

-Të mos i kërkoj askujt asgjë, qofte edhe e vogël.

-Të them të vërtetën edhe nëse ajo është e hidhur, ngase Allahu i Madhëruar ka urdhëruar dhe e do këtë.

-Të mos i frikësohem askujt në çështjen (fenë) e Allahut kushdo qoftë ai, por t’i frikësohem vetëm Atij.

-T’a shtoj thënien e fjalës “la haule ue la kuvete il-la bil-lah”, se kjo është prej thesareve të Xhenetit. (1)

 

Libri: “Më ka mësuar i dashuri im (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).”

Përktheu: Unejs Sheme

——————————————–

(1) Baza e këtyre këshillave është hadithi i Ebu Dherrit (radijAllahu anhu) të cilin e shënon Shejh Albani në “Silsiletus-Sahihah” (2166).

Loading...