Mëngjesi i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
– Për në xhaminë Kuba –
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) shkonte çdo javë në xhaminë Kuba në kohën e paradites dhe falte namaz. Gjatë kohës që ishte në namaz vinin banorët e Kubasë, e ata ishin fisi i Auf bin El-Harith, dhe e përshëndetnin me selam ndërsa ai u’a kthente selamin me shenjë. [1]
Kur shkonte në Kuba Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) flinte në kohën e kajlules (drekës) tek Umu Haram bintu Milhan, motra e Umu Sulejm, gruaja e Ubadeh bin Es-Samit (radijAllahu anhum). Ajo ishte prej atyre që e kishte të ndaluar martesën me të.
Një ditë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i shkoi asaj për vizitë dhe ajo e gostiti, pastaj filloi t’i ledhatonte kokën derisa e zuri gjumi, e më pas ai u zgjua duke qeshur.
Thashë (Umu Harami): Ç’të bëri të qeshësh o i Dërguar i Allahut?
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: Disa njerëz nga umeti im m’u shfaqën në ëndërr si luftëtarë në rrugën e Allahut, duke lundruar mes detesh si mbretër mbi frone.
Thashë (Umu Harami): O i Dërguar i Allahut! Lutju Allahut që të më bëjë edhe mua prej tyre.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u lut për të, pastaj vendosi kokën dhe fjeti përsëri. Më pas u zgjua sërish duke qeshur.
Thashë: Ç’të bëri të qeshësh o i Dërguar i Allahut?
Tha: Disa njerëz nga umeti im m’u shfaqën në ëndërr si luftëtarë në rrugën e Allahut… – si tha herën e parë.
Thashë: O i Dërguar i Allahut! Lutju Allahut të më bëjë edhe mua prej tyre.
Tha: Ti do të jesh me të parët e tyre.
Kështu, Umu Harami lundroi mes detit në kohën e sundimit të Muauije bin Ebi Sufjanit. Sapo zbriti në breg ajo ra nga kafsha e saj dhe vdiq dëshmore (radijAllahu anha). [2]
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Shih “Musnedu Ahmed” (5860 dhe 23886), “Sahihul Buhari” (1191 dhe 1193), “Sahihu Muslim” (1399), “Sunenu Ebi Daud” (927), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (368), “Sahihu Ibën Hiban” (1618 dhe 1632), “Sunenul Bejhaki” (2/259) dhe (5/248) etj.
[2] Shih “Musnedu Ahmed” (13520), “Sahihul Buhari” (2788 dhe 7001), “Sahihu Muslim” (1912), “Xhamiu Et-Tirmidhi” (1645), “Sunenu En-Nesai” (3171), “Sahihu Ibën Hiban” (6667) etj.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve