Pyetje: A i lejohet një selefiu të falet në një xhami joselefije, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë xhamisë dhe për faktin se në atë fshat nuk ekziston xhami selefije?
Përgjigje: Ne ehlu suneti përpiqemi të bashkojmë xhematin musliman dhe jo ta përçajmë atë. Këtë parim e kemi kuptuar nga; libri i Zotit tonë, suneti i Profetit tonë, prijësit e udhëzur dhe dijetarët fisnikë. Pra uniteti mes muslimanëve të jetë një synim madhor për ehlu sunetin, madje ai është nga bazat më të rëndësishme të fesë dhe pjesë e përsosmërisë së saj. Por çështja në fjalë ka nevojë për disa kushtëzime specifike.
Së pari: Ne falemi me ata bidatçij për sa kohë që e kemi të nevojshme të falemi aty, dhe gjatë kësaj kohe nuk u japim atyre arsye për të pasur konflikte apo debate.
Nëse arrijmë të japim mësim rreth teuhidt dhe sunetit në atë xhami, e bëjmë këtë gjë.
Së dyti: Ata bidatçij janë njerëz të qetë dhe joarmiqësorë, apo e shfaqin armiqësinë ndaj ehlu sunetit? Nëse janë nga kategoria e parë, njerëz të qetë dhe jo armiqësorë ndaj ehlu sunetit (këtu kam për qëllim ata që i shfaqin bidatet e tyre por nuk e armiqësojnë ehlu sunetin), atëherë falemi me ta. Nëse mundemi japim mësime në; teuhid, sunet, fikh dhe hadith nëse na i lejojnë këtë. Në përgjithësi kjo lloj kategorie nuk e pengojnë ehlu sunetin.
Së treti: Nëse janë nga ata që e shfaqin armiqësinë ndaj sunetit dhe pasuesve të tij dhe i lëndojnë ehlu sunetin, ne falemi me ta vetëm nëse nuk gjejmë xhami selefije apo xhami në të cilën bidatçijtë janë më pak të dëmshëm.
Pra, nëse gjejmë një xhami në të cilën ka selefij apo qofshin dhe bidatçij por më pak të dëmshëm ndaj ehlu sunetit, atëherë falemi në atë xhami (më të hajrit).
Së katërti: Ata bidatçij e shfaqin hapur bidatin e tyre dhe thërrasin në të, apo çdonjëri prej tyre e praktikon në veten e tij? Padyshim se lloji i dytë është më pak i dëmshëm se i pari ngase nuk ka ndikim tek të tjerët, por ngelet dëmi i bidatit të tij i kufizuar në vetvete.
Së pesti: A është bidati i tyre bidat që arrin në kufër, apo bidat që ngelet në kuadrin e mëkatit? Nëse bidati i tyre është bidat kufri dhe u është ngritur argumenti sqarues, atëherë ne nuk falemi pas tyre edhe sikur të jemi të detyruar që të falemi në shtëpitë tona. Në qoftë se bidati i tyre ngelet në kuadrin e mëkatit, si p.sh.; bidati i esharijve, tebligëve apo ihuanëve, atëherë falemi pas tyre përveç nëse e shfaqin hapur armiqësinë ndaj ehlu sunetit, Në këtë rast veprojmë siç e sqaruam më herët. Nëse personi ka bidat kufri dhe i është ngritur argumenti nga një dijetar i besueshëm që është në gjendje të bëjë sqarimin e duhur, atëherë nuk falemi pas tij. Bidatet që konsiderohen kufër janë; pretendimi se Kurani është i krijuar, panteizmi, bidatet e sektit batinij etj. Këta njerëz i këshillojmë, dhe nëse pranojnë ky është qëllimi i kërkuar, e nëse refuzojnë atëherë i braktisim dhe nuk falemi pas tyre. Duhet të kërkojmë një xhami selefije ose një xhami ku janë bidatçij më pak të dëmshëm. Nëse nuk gjejmë as njërën e as tjetrën, atëherë falemi në shtëpitë tona.
Allahu është Ai që jep sukses!
Përgatiti: Shejh Ubejd bin Abdullah el Xhabirij
http://www.madeenah.com/article.cfm?id=1044
Përktheu: Shuajb Rexha
Dosje: bidati
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno