Natyra e ndërthurur e ajeteve

February 23, 2023

Ajete të zbritura në Meke brenda sureve të zbritura në Medine. Kur themi se një sure është zbritur në Meke apo në Medine nuk nënkuptojmë se të gjitha ajetet e asaj sureje janë shpallur në Meke apo në Medine. Përkundrazi, një sure e shpallur në Meke mund të përmbajë edhe vargje të shpallura në Medine, ashtu sikurse një sure e shpallur në Medine mund të përmbajë vargje të shpallura në Mekë. Pra, është përshkrim i shumicës së ajeteve prandaj edhe cilësohen në këtë formë: Surja filan është sure e shpallur në Meke përveç ajetit filan i cili është shpallur në Medine. Ose; surja filan është shpallur në Medine me përjashtim të ajetit filan i cili është shpallur në Meke, siç e lexojmë në Mus’hafe.

Një shembull i ajeteve që janë shpallur në Meke brenda sureve të shpallura në Medine është edhe ajeti në suren El Enfal (sure e cila ka zbritur në Medine). Shumë dijetarë kanë veçuar te kjo sure fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje; për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” |El Enfal: 30|

Mukatili ka thënë: Ky ajet ka zbritur në Meke dhe kuptimi i tij i dukshëm tregon për këtë, sepse ajeti përmban atë që idhujtarët po diskutonin në Dar en nedua” kur ata po komplotonin kundër të Dërguarit të Allahut, alejhi selam, para shpërnguljes së tij për në Medine.[1]

 Shkëputur nga libri: “Si ta kuptojmë Kuranin?”

Shkroi: Shejh Muhamed Xhemil Zejno

Përktheu: Fatjon Isufi

——————————————

[1] Shih librin “Ulum el Kuran”.

Loading...