Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit, dyert e qiellit dhe dyert e mëshirës

April 13, 2020

Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit, dyert e qiellit dhe dyert e mëshirës.

Shejh Salih el Usajmij (Allahu e ruajtë) thotë: ‘’Më pas autori (Shejh ibn Bazi) përmend se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) i informonte shokët e tij se muaji i Ramazanit: ‘’Është muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, dhe lidhen shejtanët.’’

Këto fjali janë përmendur në disa hadithe të ndryshme të sakta nga Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të).

Dyert të cilat hapen në Ramazan janë përmendur në hadithet profetike në tre kategori:

E para: Hapja e dyerve të Xhennetit. Ky është trasmetimi i saktësuar nga Buhariu dhe Muslimi.

E dyta: Hapja e dyerve të qiellit. Ky është trasmetimi i veçantë i Buhariut.

E treta: Hapja e dyerve të mëshirës. Ky është trasmetimi i veçantë i Muslimit.

Ka prej dijetarëve të cilët kanë thënë se lloji i dytë dhe i tretë janë trasmetim me kuptim (jo fjalë për fjalë), dhe ajo tek e cila është ruajtur teksti origjinal është e para. Ky është konkluzioni i Ebi Fedhl ibnul Haxher (Allahu e mëshiroftë) dhe ky është më i përshtatshmi (i cili i përfshin edhe dy llojet e tjera).

Edhe po të biem dakort me saktësinë e këtyre dy termave sërish do të kthehemi tek e para; hapja e dyerve të Xhenetit.

Përsa i përket hapjes së dyerve të qiellit, me këtë është për qëllim ngritja e veprave të agjëruesve dhe pranimi i tyre. Allahu i Lartësuar thotë: ‘’Tek Ai ngrihen fjala e bukur dhe vepra e mirë, dhe pranohen.’’ (Fatir; 10)

Ndërsa hapja e dyerve të mëshirës ka dy kuptime:

I pari: Sukses i dhënë nga Allahu për kryerjen e veprave të mira.

I dyti: Hapja e dyerve të Xhenetit.

Kuptimi i parë lidhet me dunjanë ndërsa i dyti me ahiretin.

Dhënia e suksesit për të bërë vepra të mira është hapja e dyerve të mëshirës në dunja, ashtu siç thotë njeriu kur hyn në xhami: ‘’O Allah mi hap dyert e mëshirës Tënde!’’ Hadithi i trasmetuar tek Sahihu i Muslimit.

Hapja e këtyre dyerve për të duke u dhënë sukses prej Allahut për të kryer vepra të mira, çon në hapjen e dyerve të mëshirës në ahiret dhe dyerve të Xhenetit. Allahu na bëftë neve dhe juve prej banorëve të tij!’’

Shpjegimi i librit: ”Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe namazit të natës”, i Shejh bin Bazit.

Anis Agovi

Loading...