Nëse do të jesh i urtë.
Janë 18 ajete në suren Isra të cilat fillojnë me fjalën e Allahut: “Mos bëj (mos merr tjetër) të adhuruar bashkë me Allahun dhe të mbetesh i qortuar dhe, pa miq e pa ndihmëtarë” dhe vazhdon vargu i këtyre porosive të vyera nga Zoti ynë me fjalët: “Dhe ka vendosur (ka urdhëruar prerazi) Zoti yt që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij”
Thotë Shejkh Tekijjuddin el Hilalij – Allahu e mëshiroftë: “Këtu Allahu i Lartësuar përmendi 18 porosi të cilat kanë përmbledhur gjithë mirësinë. Dhe i quajti ato: Urtësi. “Dhe kujt i jepet urtësia, atij i janë dhënë mirësi të shumta” (Bekarah: 229)”
Në fund këto porosi mbyllen – me atë që u hapën: ndalimin nga idhujtaria dhe përfundimin e dhimbshëm të saj – me fjalët: “Këto janë prej urtësisë që të zbriti Zoti yt (o Muhammed), dhe ti mos merr askënd për të adhuruar bashkë me Allahun dhe, të hidhesh pastaj në Xhehennem i qortuar, i larguar nga mëshira” (Shiko Isra: 22-39)
Thotë Hilalij: “Dhe kjo tregon për madhështinë e monoteizimit (teuhidit) tek Allahu, dhe se ai që nuk e realizon atë është i trishtuar, i humbur (i falimentuar), nuk pranon Allahu prej tij asnjë punë dhe nuk e mëshiron atë, “Pa dyshim Allahu nuk fal që t’i bëhet ortak Atij, dhe fal çfarë të dëshirojë të tjerat (gjynahe) pas kësaj” (Nisa: 48)
Dhe porositë të cilat Allahu i quajti urtësi janë:
- Njësimi i Allahut të Lartësuar.
- Mirësjellja ndaj prindërve.
- Bamirësia ndaj të afërmve.
- Bamirësia ndaj të varfërve.
- Bamirësia ndaj udhëtarit që është larguar nga familja e tij.
- Largimi nga teprimi në shpenzime.
- Fjala e lehtë drejtuar lypësve nëse nuk gjen njeriu çfarë tu japë atyre.
- Mesatarja në dhënie.
- Largimi nga vrasja e fëmijëve nga frika prej varfërisë…
- Largimi nga imoraliteti.
- Largimi nga vrasja e njeriut që e ka ndaluar Allahu…
- Të mos i afrohet pasurisë së bonjakut (jetimit) veçse me qëllim përmirësimin (shtimin e saj).
- Përmbushja e premtimit.
- Peshimi drejtë
- Matja drejtë.
- Të mos flasë njeriu në fe veçse me dije. Dhe nga kjo shfaqet ndalimi i të dhënit fetva duke pasuar verbërisht dhe, pasimi i medh’hebit verbërisht (edhe kur bie ndesh me argumentin e saktë).
- Largimi nga mendjemadhësia dhe kryeneçësia.
- Largimi nga të bërit ortak Allahut (idhujtaria).”[1]
Nëse dëshiron të jesh i urtë dhe të përshkruesh me këtë cilësi që e do Allahu dhe e duan dhe e vlerësojnë shumë edhe njerëzit, atëherë kapu fort pas këtyre porosive në jetën tënde dhe, tek to luftoje veten me një luftë të madhe, që t’i arrish dhe të bëhesh prej të urtëve të cilëve u janë dhënë mirësi të shumta dhe të mëdha. Ata që jetuan me fisnikëri sa ishin në dynja, dhe në Botën Tjetër i pret shpërblimi nga Bujari për fisnikërinë e tyre.
Allahu na dhëntë sukses!
[1] Përmbeldhtas nga: “Sebilurr rrashad fi hedji khajril ibad” (Vëll.1/ fq. 607) me autor dijetarin e madh: Muhammed Tekijuddin ibn Abdulkadir el Hilalij (vdekur më: 1987), Allahu e mëshiroftë.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve