Nëse shtatzania i sjell vështirësi gruas, a i lejohet të bashkojë namazin e akshamit me të jacisë? 

November 20, 2018

Nëse shtatzania i sjell vështirësi gruas, a i lejohet të bashkojë namazin e akshamit me të jacisë?
Ju bëj me dije se në vendin e saj namazi i jacisë falet në orën njëmbëdhjetë, ndërsa namazi i sabahut falet në orën tre.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) përgjigjet: Lejohet bashkimi i namazit të akshamit me të jacisë, dhe i drekës me të ikindisë në të gjitha rastet (situatat) kur ka vështirësi për njeriun. Argument për këtë është hadithi që transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij nga Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhuma) ku thotë: “Bashkoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në Medine namazin e drekës me të ikindisë, dhe akshamin me jacinë pa ekzistuar ndonjë frikë apo shi.” I thanë Ibën Abasit: Çfarë donte të thonte me këtë veprim? Tha: “Nuk donte t’ia vështirësonte umetit të tij.” Muslimi (705). Kjo tregon se në të gjitha gjendjet në të cilat ka vështirësi është i lejueshëm bashkimi midis namazit të drekës dhe ikindisë, si dhe i akshamit me namazin e jacisë.

 

“Durusun ue Fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn”, vëll. 14.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...