Nëse të kanë dëmtuar, mos e dëmto shpërblimin tënd

November 4, 2025

Nëse të kanë dëmtuar, mos e dëmto shpërblimin tënd

Nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se asaj iu vodh diçka, dhe ajo nisi të lutej kundër atij që ia kishte vjedhur.

Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Mos ia lehtëso dënimin (me mallkimin tënd)!”

📘 Transmeton Ebu Daudi, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahih et-Tergib uet-Terhib”, nr. 2468.

Kuptimi i fjalës “لا تُسبّخي عنه” (Mos ia lehtëso atij dënimin):

Domethënë: Mos ia zvogëlo dënimin dhe mos ia pakëso shpërblimin vetes tënde në botën tjetër me lutjen që bën kundër tij.

💬 Shpjegimi nga Ibn Rexheb el-Hanbeli – Allahu e mëshiroftë:

Kuptimi është se: Kur dikujt i humbet diçka – si pasojë e vjedhjes apo padrejtësisë – kjo është një sprovë e kësaj bote, dhe të gjitha sprovat janë shlyerje të mëkateve, ndërsa durimi ndaj tyre sjell shpërblim të madh.

Megjithatë, dijetarët kanë mospajtime nëse njeriu shpërblehet vetëm për durimin ndaj vetë fatkeqësisë, apo jo?!

Nëse sprova ndodh nga veprimi i një njeriu të padrejtë – si vjedhësi, uzurpuesi, etj. – atëherë i dëmtuari (i shtypuri) do të marrë prej veprave të mira të atij që i ka bërë padrejtësi në Ditën e Gjykimit; nëse ai nuk ka vepra të mira, atëherë i hidhen mbi të mëkatet e të dëmtuarit.

Por, nëse i dëmtuari lutet kundër atij që i ka bërë padrejtësi në këtë botë, ai (vjedhësi) merr një pjesë të së drejtës së tij përmes kësaj lutjeje, dhe dënimi i padrejtësisë së tij zvogëlohet.

Për këtë arsye, Profeti ﷺ i tha Aishes të mos lutej kundër vjedhësit, sepse kjo do t’ia lehtësonte dënimin në botën tjetër dhe do t’ia pakësonte asaj shpërblimin për durimin.

📖 Ibn Rexheb, “Fet’h el-Bari” (2/641).

🔹 Përmbledhje:

1- Mos u ngut të mallkosh apo të lutesh kundër atij që të ka bërë padrejtësi.

2- Lëre çështjen në dorën e Allahut, dhe do të marrësh shpërblim të plotë e hak të plotë në Ditën e Gjykimit.

3- Mallkimi yt mund t’ia lehtësojë dënimin atij dhe të pakësojë shpërblimin tënd.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...