Nga fjalet më të bukura të Aliut (radijallahu anhu):
- Ndershmëria është stolia e mendjes së shëndoshë.
- Nëse dikujt i përsoset logjika, i pakësohen fjalët.
- Vlera e çdo njeriu është të veprojë në atë që di të bëjë më mirë.
- Habitem sesi dikush mund t`i humbasë shpresat për sa kohë që me vete ka istigfarin (kërkimin e faljes tek Allahu).
- Vepra më e mirë është ajo në të cilën ti e mund vetveten (cytjen penguese për të mos e vepruar).
- Nuk ka pasuri më me vlerë sesa logjika.
- Nuk ka vetmi më teë keqe sesa pëlqimi i vetvetes.
- Nuk ka arsyetim më të mirë sesa mirë-organizimi.
- Nuk ka fisnikëri më të madhe se devotshmëria.
- Nuk ka shoqërues më të mirë sesa morali i lartë.
- Nuk ka trashëgimi më të vlefshme sesa edukata.
- Nuk ka udhëheqës më të mirë sesa suksesi.
- Nuk ka tregëti me fitim-prurëse sesa vepra e mirë.
- Nuk ka fitim më të mirë sesa sevapet.
- Nuk ka kujdes më të mirë sesa distancimi nga e dyshimta.
- Nuk ka asketizëm më të mirë sesa largimi ng harami.
- Nuk ka dituri më te dobishme se sa meditimi
- Nuk ka adhurim më të lartë sesa përmbushja e obligimeve.
- Nuk ka më të dalluar sesa cilësia e turpit dhe e durimit.
- Nuk ka prejardhje më të mirë sesa modestia.
- Nuk ka nder më të madh sesa dituria.
- Nuk ka ndihmë më të vlefshme sesa konsultimi.
- Nga lumturia e njeriut është që të ketë vellezër të mirë.
- Dita e triumfit të atij që i është bërë zullum është më madhështore sesa dita në të cilën zullumqari i bie në qafë atij.
- Mëkati më i rëndë është ai të cilin vepruesi i tij e konsideron si diçka të padëmshme.
- Është i shkatërruar ai i cili nuk e di vlerën e vetes.
- Thirrësi në atë që nuk e vepron vet është si ai i cili kërkon të gjuajë shigjeta pa pasur hark.
- Idhtësia e dunjasë është ëmbëlsia e ahiretit.
- Shëndeti i trupit është i lidhur ngushtë me pakësimin e zilisë.
- Të jesh i kënaqur me atë që ke është pasuri që nuk shteron.
- Besimi është; njohje me zemër, pohim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë.
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi mbas dijetarëve Udha e Besimtarëve