Allahu i lartësuar ka thënë:
فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيراً لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim” Suretu el Xhuma: 10.
Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i ALlahut qoftë mbi të- ka thënë:
خير يوم طلعت عليه الشمس يوم الجمعة فيه خلق آدم و فيه أدخل الجنة و فيه أخرج منها و لا تقوم الساعة إلا في يوم الجمعة
“Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma, në atë ditë është krijuar Ademi, në atë ditë ai ka hyrë në xhenet, në atë ditë ka dalë prej tij dhe nuk bëhet dita e gjykimit vetëm se në atë ditë”. Transmeton imam Muslimi: 1411.
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
من توضأ يوم الجمعة فأحسن الوضوء ثم أتى الجمعة فدنا و استمع و أنصت غفر له ما بينه و بين الجمعة الأخرى و زيادة ثلاثة أيام و من مس الحصى فقد لغا
“Ai i cili merr abdest në mënyrën më të mirë pastaj niset për xhuma, dëgjon në mënyrën më të mirë, atij i fallen gabimet mes dy xhumave duke shtuar edhe tri ditë, e a ii cili luan me guraleca (në kohën e hutbes) atëherë ai nuk e ka shpërblimin e saj”. Transmeton imam Muslimi: 857.
Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
الصَّلَوَاتُ الْخَمْسُ وَالْجُمْعَةُ إِلَى الْجُمْعَةِ وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ مُكَفِّرَاتٌ مَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتَنَبَ الْكَبَائِرَ
“Pesë namazet, nga xhumaja në xhuma, nga ramazani në ramazan janë shlyese të gabimeve që ndodhin mes tyre nëse u largohesh gjynaheve të mëdha”. Transmeton imam Muslimi: 233.
Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- dhe nga Ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ata e kanë dëgjuar të dërguarin e Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- mbi minberin e tij duke thënë:
لَيَنْتَهِيَنَّ أَقْوَامٌ عَنْ وَدْعِهِمْ الْجُمُعَاتِ أَوْ لَيَخْتِمَنَّ اللَّهُ عَلَى قُلُوبِهِمْ ثُمَّ لَيَكُونُنَّ مِنْ الْغَافِلِينَ
“Duhet të ndalojnë ata njerëz nga mos ardhja në namazin e xhumasë, ose Allahu do t’ua vulosi atyre zemrat, e më pas do të bëhen prej atyre që nuk janë të kujdesur”. Transmeton imam Muslimi: 865.
Nga Seid el Khudrij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
غُسْلُ يَوْمِ الْجُمُعَةِ وَاجِبٌ عَلَى كُلِّ مُحْتَلِمٍ
“Larja (gusli) në ditën e xhuma është obligim për çdo person që ka mbushur moshën e pubertetit”. Transmeton imam Buhariu: 895 dhe imam Muslimi: 846.
Nga Ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
إِذَا جَاءَ أَحَدُكُمْ الْجُمُعَةَ فَلْيَغْتَسِلْ
“Nëse ndonjëri prej jush niset për namazin e xhumasë atëhere le të lahet (marrë gusël)”. Transmeton imam Buhariu: 877 dhe imam Muslimi: 844.
Nga Semurete -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
من توضأ يوم الجمعة فبها و نعمت و من اغتسل فالغسل أفضل
“Ai i cili merr abdest ditën e xhuma i mjafton atij ai, e a ii cili lahet (merr gusël), larja është më e mirë”. Transmeton Termidhiu: 497 dhe ka thënë se “hadithi është i mirë” dhe e ka cilësuar sit ë mirë (Hasen) imam Albani në Xhamiu Sagir: 11125.
Nga Selmani -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se ka thënë: se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
لَا يَغْتَسِلُ رَجُلٌ يَوْمَ الْجُمُعَةِ وَيَتَطَهَّرُ مَا اسْتَطَاعَ مِنْ طُهْرٍ وَيَدَّهِنُ مِنْ دُهْنِهِ أَوْ يَمَسُّ مِنْ طِيبِ بَيْتِهِ ثُمَّ يَخْرُجُ فَلَا يُفَرِّقُ بَيْنَ اثْنَيْنِ ثُمَّ يُصَلِّي مَا كُتِبَ لَهُ ثُمَّ يُنْصِتُ إِذَا تَكَلَّمَ الْإِمَامُ إِلَّا غُفِرَ لَهُ مَا بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْجُمُعَةِ الْأُخْرَى
“Nuk lahet ndokush ditën e xhuma, dhe pastrohet në mënyrë më të mirë që mundet, dhe i lyen flokët me vaj nga vaji i tij, apo lyhet me erë të mirë nga shtëpia e tij e më pas niset, nuk kalon mes dy personave (në xhami), e më pas falet sa ta ketë shkruajtur Allahu që të falet, e më pas heshti kur hatibi fillon hutben, vetëm se i fallen atij gabimet mes asaj xhumaje e deri në xhumanë tjetër”. Transmeton imam Buhariu: 883.
Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
مَنْ اغْتَسَلَ يَوْمَ الْجُمُعَةِ غُسْلَ الْجَنَابَةِ ثُمَّ رَاحَ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَدَنَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّانِيَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَقَرَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّالِثَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ كَبْشًا أَقْرَنَ وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الرَّابِعَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ دَجَاجَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الْخَامِسَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَيْضَةً فَإِذَا خَرَجَ الْإِمَامُ حَضَرَتْ الْمَلَائِكَةُ يَسْتَمِعُونَ الذِّكْرَ
“Ai i cili lahet ditën e xhuma ashtu siç lahet nga xhunubi e më pas shkon në orën e parë (në xhami) ka shpërblimin sikur ka bërë kurban një deve. Ai i cli shkon në orën e dytë ka shpërblimin sikur ka bërë kurban një lopë. Ai i cili shkon në orën e tretë ka shpërblimin sikur ka bërë kurban një dash me brirë. Ai i cili shkon në orën e katërt ka shpërblimin sikur ka bërë kurban një pulë. Ai i cili shkon në orën e pesë ka shpërblimin sikur ka bërë kurban një vezë, e kur imam fillon hutben atëherë melaiket afrohen që të dëgjojnë”. Transmeton imam Buhariu: 935 dhe imam Muslimi: 852.
Gjithashtu nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
فِيهَا سَاعَةٌ لا يُوافِقُهَا عَبْدٌ مُسْلِمٌ ، وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي يَسْألُ اللهَ شَيْئاً ، إِلاَّ أعْطَاهُ إيّاهُ
“Në të (ditën e xhuma) ka një orë që nuk e kap një musliman duke u falur e duke i kërkuar Allahut diçka vetëm se Allahu i përgjigjet atij”. Transmeton imam Buhariu: 935 dhe imam Muslimi: 852.
Nga Xhabiri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
يوم الجمعة اثنتا عشرة ساعة منها ساعة لا يوجد عبد مسلم يسأل الله فيها شيئاً إلا أتاه الله إياه فالتمسوها آخر ساعةٍ بعد العصر
“Dita e xhuma është dymbëdhjetë pjesë, nuk ka ndonjë musliman i cili i kërkon Allahut diçka vetëm se Allahu ia jep atë, prandaj kërkojeni atë pjesë në pjesën e fundit pas namazit të ikindisë”. Transmeton Nesai: 3/99, Ebu Davudi: 1048, Hakim: 1/279 dhe Bejhekiu: 3/250, e ka cilësuar si hadith të mirë (Hasen) Hafidh Ibn Haxheri në “Fet’hul Bari”: 2/420, gjithashtu shiko edhe librin “Silsiletu Ehadith es Sahiha”: 2583 të imam Albanit.
Nga Eus ibn Eusi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- transmetohet se i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë:
إِنَّ مِنْ أَفْضَلِ أَيَّامِكُمْ يَوْمَ الْجُمُعَةِ فَأَكْثِرُوا عَلَيَّ مِنْ الصَّلَاةِ فِيهِ فَإِنَّ صَلَاتَكُمْ مَعْرُوضَةٌ عَلَيَّ
“Dita më e mirë për ju është dita e xhuma, prandaj shtojini salavatet mbi mua atë ditë sepse salavatet që më dërgoni ju më paraqiten mua”. Transmeton Ebu Davudi me sened të saktë: 1047, hadithin e ka saktësuar edhe shejh Albani në “Xhamiu Sagir”: 3975.
Marrë pjesërisht nga libri “Rijadu Salihin”
të imam Neveviut –Allahu e mëshiroftë-
Përktheu: Ylli Rama.
Dosje: Dita e Gjykimit
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- A i lejohet personit ta falë namazin në shtëpi dhe të mos shkojë në xhami? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin