Nga çështjet e lehta shkohet tek më të rëndësishmet

January 2, 2019

Përqëndrohu te këto që po të them: Ata që nënçmojnë dijetarët duke i quajtur ata ‘dijetarë të menstruacioneve dhe të lehonisë’, dhe të çështjeve që lidhen me sheriatin që na është transmetuar dhe se nuk flasin në çështjet e mëdha të umetit, këta janë në të kotën dhe nuk po them thjesht se janë gabimtarë. Kjo për shkak se për dijetarin – nëse do të arrijë gradën e atyre që flasin për çështjet që lidhen me mbarë muslimanët – është detyrë që t’i studiojë këto çështje dhe të stërvitet me to e të fitojë aftësitë e duhura, e pastaj nëpërmjet këtyre aftësive ka mundësi dhe të drejtë të flasë në çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me umetin. Ndërsa të folurit për çështjet e mëdha që lidhen me mbarë muslimanët pa aftësitë e duhura që i fiton nëpërmjet studimit të çështjeve të divorcit, menstruacioneve dhe lehonisë, është ligjërim i huaj për sheriatin dhe s’ka asnjë lidhje me të.

Bëj kujdes, ngase kjo çështje është tepër e rëndësishme! Në çështjet e mëdha të umetit flasin dijetarët e mëdhenj të cilët janë pjekur duke u marrë me çështjet e transmetuara të sheriatit. Së pari; nëpërmjet çështjeve që lidhen drejtpërdrejtë me tekstet sheriatike. Nëse nuk janë tekstuale, atëherë me çështjet për të cilat kanë folur dijetarët tanë dhe i kanë trajtuar ato në punimet e tyre shkencore. Atëherë dhe vetëm atëherë ai do të ketë mundësi që me këtë aftësi të fituar prej studimit të këtyre të flasë për çështje aktuale të cilat nuk janë hulumtuar më parë. Ndërsa të vijë dikush i paditur, gazetar, i cili flet gjithmonë sipas mendjes dhe nuk e njeh legjislacionn islam, nuk e njeh metodologjinë e dijetarëve në trajtimin e problematikave, përpiqet të kacavirret për të arritur lartësitë dhe flet për çështjet e mëdha të umetit, rezultati do të jetë ky që shihni.

Ky është shkaku i gabimit të vazhdueshëm i cili i atribuohet fatkeqësisht Islamit në çështjet e mëdha të politikës, ku njerëzit kanë gabuar me qindra herë qysh kur kemi hapur sytë në këtë botë. Duke folur në emër të Islamit dhe askush nuk përmirësohet, askush nuk përmirësohet e as nuk pendohet aq sa kjo sëmundje ka arritur deri tek ne, te thirrja jonë e bereqetshme. Disa nga të mëdhenjtë prej nesh folën në këto çështje të mëdha duke u bazuar te media por askush nuk u pendua. Ky është krim mbi krim, dhe krimi i tyre mbetet për sa kohë që dikush i pason ata deri në Ditën e Gjykimit.

Një prej vëllezërve të pranishëm, vëllai ynë Azem el Xheuabirah – Allahu e ruajtë – më ka treguar se kur dikush prej vëllezërve tanë mori pjesë në zgjedhje, thoshin:
Shejhu thotë: Zgjidhni më të mirin e gjindshëm, dhe unë jam më i miri i gjindshëm. Prandaj sikur shejhu u thotë të më zgjidhni mua.
Dikush i tha: Përse të deduktojmë* kur imami është i pranishëm mes nesh? D.m.th. ne nuk kemi nevojë për këtë përsiatje kur imami është gjallë mes nesh. Sikur të kishte vdekur atëherë po që do të deduktonim mbi fjalët e tij.
Kështu shkuam dhe e pyetëm shejhun, dhe ai tha: Ky është një deduksion i gabuar – kjo është përmbledhja e fjalëve të tij – dhe njoftojeni atë se ai do të mbartë gjynahet e tyre dhe gjynahet e atyre që e pasojnë atë deri në ditën e gjykimit.

Ky është transmetimi (i fjalëve të shejhut), ndërsa tjetri është deduksioni dhe transmetimi është më parësor se deduksioni i njerëzve të dijes.

Shejkh Meshhur Hasen, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të!

—————————————————

https://www.facebook.com/mashhoor2011/videos/384306108781946/

* DEDUKSION m. logj.

Mënyrë arsyetimi që niset nga e përgjithshmja për të nxjerrë të veçantën a më pak të përgjithshmen; nxjerrja e një përfundimi logjik të veçantë a të pjesshëm nga një tezë a nga një ide e përgjithshme; përfundimi i veçantë që nxirret me këtë mënyrë arsyetimi. kund. induksion. Deduksion logjik. Deduksion shkencor. Metoda (mënyra) e deduksionit. E nxjerr me deduksion.

Loading...