Nga thëniet e Ibën Tejmijes

October 20, 2010

Shejhul islam Ibën Tejmije në librin e tij “Der’u tearudil akli uen-nekli” 2/102, pasiqë përmendi një sërë dijetarësh si shembulli i Shatibiut të cilët ishin plot dituri, vlera dhe mirësi, por që kishin rënë në disa nga bazat e bidatçijve duke u përputhur me ta, tha:

“Padyshim që secili nga ata ka dhënë kontribute të lavdërushme në dobi të islamit dhe kanë të mira të mëdha, kanë dhënë mund në kundërpërgjigjen ndaj mohuesve dhe bidatçijve, kanë përkrahur me forcë shumë çështje të fesë dhe Ehli Sunetit, gjë kjo që është e njohur për çdokënd që ka studiuar gjendjen e tyre dhe që gjykon për ta me dituri, çiltërsi,drejtësi dhe paanshmëri.

Këtyre dijetarëve iu përzie kuptimi i këtij parimi (diçkaje të gabuar rreth së cilës shejhul islam po fliste), i cili origjinën e ka tek mutezilitë. Ata ishin njerëz me vlera dhe të logjikshëm, ndaj e panë të nevojshme që ta bënin atë rregull parim standart duke marrë përsipër rrjedhojat që kërkonte. Për këtë arsye ata u përzien në disa rrjedhoja të pasakta të cilat u refuzuan nga muslimanët e ditur.

Ishte ky shkaku që i ndau njerëzit në dy kategori: Një pjesë e muslimanëve i madhëronte këta dijetarë për shkak të vlerave dhe mirësive që ata kishin, dhe një pjesë i qortonin për shkak të rënies së tyre në bidate dhe në gjëra të kota. Por më e mira gjithmonë është e mesmja, duke mos qenë kjo gjë specifike vetëm për ta por në përgjithësi, sepse diçka e tillë u ka ndodhur shumë dijetarëve të mirë fetarë. Allahu i pranon veprat e mira nga të gjithë robërit e Tij besimtarë dhe ua fal gabimet:  “Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na kanë paraprirë në besim, dhe mos lejo në zemrat tona pakënaqësi ndaj besimtarëve! Zoti ynë, Ti je Mëkatfalës e Mëshirues!”

Padyshim se kush përpiqet ta arrijë të vërtetën dhe fenë nëpërmjet Profetit sal-lAllahu alejhi ve selem (pra në përgjithësi i ka parimet e shëndosha sipas sunetit) por gabon në disa çështje, Allahu ia fal ato gabime në përmbushje të kësaj lutjeje madhështore që ia mësoi Profetit të Tij dhe besimtarëve, ku tha: “O Zoti ynë, mos na merr në përgjegjësi nëse harrojmë ose gabojmë!”

 

Përktheu: Shuajb Rexha

Dosje:

Loading...