Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
Emri i tij është Abdulaziz bin Abdullah bin Abdurrahman bin Baz (Allahu e mëshiroftë!). Është lindur në Rijad në vitin 1330 h. U lind dhe u rrit jetim. Nëna e tij u kujdes për edukimin e tij. Ajo (Allahu e mëshiroftë!) e inkurajonte të prezatonte në mësimet që mbaheshin në xhami. Një herë kur binte shi’ i madh askush nuk prezantoi në mësim përveç tij.
. . .
Në moshën 15 vjeçe shikimi i tij filloi të dobësohej derisa e humbi krejtësisht atë në moshën 20 vjeçare. Nëna e tij u prek shumë nga kjo gjë. Ishte duke qarë kur një ditë e vizitoi atë një nga fqinjët e saj, e cila e këshilloi të falte dy rekate e t’i lutet Allahut që t’i dhurojë atij (shejhut) dituri të plotë e ta bëjë dijetar për këtë umet. Ashtu bëri. Ajo u lut për të. Allahu i mëshiroftë të dy ata!
. . .
Vajza e shejhut tregon: Një herë ai (shejhu) hyri në dhomën e një prej vajzave të tij e cila mësonte në shkollën e mesme dhe i tha: A ke ndonjë gjë të dobishme apo libër që të ma lexosh? Ajo në dorë kishte librin e fizikës. Filloi të lexonte në hyrje të librit në të cilën shkruhej: “Dielli, prej të cilit është (varet) dhe jeta jonë. Nëse nuk do ekzistonte dielli, atëherë nuk do të kishte bimësi, nuk do binte shi’…”
Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) e pyeti atë: Me të vërtetë gjendet e shkruar një gjë e tillë?! Pastaj e urdhëroi atë që t’i sillte një letër dhe i tha: Shkruaj: Diellin e ka krijuar Allahu Madhëruar dhe e ka nënshtuar (vënë në shërbim) për krijesat, të cilin e shfrytëzojnë në dobi të tyre. Ai (dielli) është prej krijesave të Allahut të Madhëruar. Nuk lejohet që atij apo ndonjë krijese tjetër t’i mvishet (adresohet) mbirja dhe rritja bimëve si dhe rënia e shiut, sepse kjo konsiderohet shirk. E përmendi ajetin: “Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” En-Nahl, 12
Pastaj lajmëroi drejtorin e shkollës së vajzave në atë kohë se duhet treguar kujdes i madh gjatë përkthimit dhe përpilimit të planit mësimor. Dhe të ngrihet një komision i përbërë nga një grup dijetarësh që ta kontrollojnë dhe rishikojnë atë. Pasi mbaroi ia dërgoi drejtorit të shkollës. Pas një periudhe librat e shkollave u ndryshuan dhe në hyrje të tyre kishte një parathënie të shejhut (Allahu e mëshiroftë!).
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve