Një fjalë që përsëritet vazhdimisht: “Si të ftoj në të mirë kur vetë jam neglizhent?”
El-Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Sikur të predikonte vetëm i pagabuari, atëherë askush nuk do t’u predikonte njerëzve pas të Dërguarit të Zotit (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) sepse nuk është i pagabuar askush pas tij.
Lataif Al-Maarif (19).
Imam El-Kurtubi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Njerëzit e ditur kanë thënë: Nuk është kusht i atij që ndalon nga e keqa të jetë i pagabueshëm, porse mëkatarët duhet të ndalojnë njëri-tjetrin nga e ndaluara.”
Tefsir El-Kurtubi (6/253).
Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Unë i’u urdhëroj për një të mirë dhe ndoshta vetë nuk e bëj, dhe shpresoj nga Zoti që të më shpërblejë për këtë.
Sijer Ealam En-Nubela (4/19).
Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve