Nuk është njohur ndonjë që e donte leximin më shumë se këta tre persona

April 28, 2017

Jakut el Hameuij përmend tek “Irshadul erib”[1] tek jetëshkrimi i Xhahidhit: Ebu Hifani thotë: Nuk kam parë e as kam dëgjuar njeri që i donte librat dhe diturinë më shumë se Xhahidhi. Atij nuk i binte në dorë ndonjë libër veçse e lexonte deri në fund, çfarëdolloj libri që të ishte. Ai merrte me qera dyqanet e atyre që kopjonin librat[2] dhe aty kalonte netët duke lexuar.

I dyti ishte el Fet’h ibn Khakan i cili merrte pjesë tek ndejat e Muteuekilit. Kur ai (prijësi) largohej për ndonjë arsye nga mbledhja Fet’hu nxirrte një libër nga trasta dhe lexonte në tubimin e prijësit derisa ai të kthehej, edhe nëse largohej sa për të kryer nevojat personale.

Dhe i treti: Ismail ibn Is’hak el Kadij. Unë nuk kam hyrë ndonjëherë tek ai veçse e kam gjetur duke shfletuar ndonjë libër, apo duke sistemuar dhe duke u kujdesur për librat.”

Në varreza ose me librat.

El Xhahidh ka thënë në “Kitabul hajeuan”[3]: “Ibn Dahah ka thënë: Abdullah ibn Abdulaziz ibën Abdullah ibën Umer ibnul Hatab nuk ulej me njerëzit. Ai shkonte tek njëra prej varrezave dhe nuk e shikonin veçse me një libër në dorë që lexonte. Kur e pyetën për këtë dhe për qëndrimin në varreza ai tha:
Nuk kam parë kurrë këshillues më të mirë sesa varri, vendstrehim më të mirë sesa libri dhe gjë më të sigurt sesa vetmia. I thanë: Për vetminë kanë ardhur fjalë dhe argumente që tregojnë se ajo urrehet! – Tha: Sa shkatërruese është ajo për injorantin dhe sa e dobishme është për të mençurin!’”[4]

Marrë nga libri: “Nxitësi për kërkimin e dijes”

Përktheu: Emin Bilali

——————————————————————-

[1] 75/16. E ka përcjellë me zinxhirin e vet El Khatib në “Tekjidul ilm” fq. 139–140, me një formë tjetër të përafërt me këtë.

[2] Sh.p.: Atëherë s’ka pasur shtëpi botuese dhe punën e tyre e bënin njerëz të caktuar të cilët i kopjonin librat me dorë.

[3] 62/1. E ka sjellë Khatibi në “Tekjidul ilm” fq. 142 dhe Ibën Abdulberri në “El xhamiu” (1231/2).

[4] U pyet Ebul Uefa ibn Akil el Hanbelij: “Çfarë mendimi ke për vetminë e injorantit? – Tha: Shkatërrim! E dëmton atë dhe nuk i bën dobi. – I thanë: Po veçimi i dijetarit? – Tha: Ç’ke ti me të?

Loading...