O Allah, na mëshiro!

April 6, 2020

Shejh Sulejman er Ruhejli (Allahu e ruajtë) thotë:

Prej edukatës në rastin e zbritjes së fatkeqësive është mendimi i keq për veten: “Ndoshta Allahu më ka sprovuar mua dhe të tjerët për shkak të gjynaheve të mia”, dhe kështo ajo fatkeqësi bëhet shkak që personi të pendohet tek Allahu.

Gjithashtu, njeriu duhet të mendojë mirë për Allahun. Të dijë se Allahu e ka dërguar këtë fatkeqësi për disa urtësi.

Ai duhet të mendojë mirë për tjerët: “Ndoshta Allahu i ka sprovuar për t’i lartësuar gradat e tyre.”

Nuk është me vend të thuhet: “Allahu na ka përzënë nga shtëpitë e Tij (xhamitë).” Por thuhet: “O Allah, na mëshiro!”

Profili zyrtar në Twitter: Anis Agovi

Loading...