Ofensiva e mongoleve në territoret muslimane

October 11, 2025

Ofensiva e mongoleve në territoret muslimane konsiderohet si fatkeqësia më e rëndë që i ka ndodhur ndonjëherë këtij ymeti deri më tani!

Historiani i njohur ibn Ethir, i cili ka jetuar në shek. XIII na e përshkruan këtë tragjedi të cilën e ka përjetuar personalisht.

Thotë:

“Hyri viti 617 (hixhri) dhe mongolët mësynë vendet islame.

Kam qëndruar disa vite me rradhë duke mos e përmendur kurrë këtë ndodhi për shkak se ka qënë tepër e rëndë.

Sa herë kam tentuar ta përshkuaj (nëpër libra), vetëmse jam stepur.

Cili do ishte ai ta kishte aq të lehtë e ta përmendte e ta shkruante atë që përjetuan muslimanët?!

Ah sa do dëshiroja që imë mos më kishte lindur në atë kohë, e të kisha ndërruar jetë dhe mos e kisha përjetuar atë tragjedi!

Disa miq këmbëngulën dhe më kërkuan t’i përmend ato ndodhi në një shkrim…

 

Sikur dikush ta përshkruajë këtë ndodhi duke thënë se: që nga fillimi i krijimit të Ademit e deri më tani s’ka ndodhur ndonjë fatkeqësi me përmasa kaq të mëdha, do kishte pasur të vërtetën.

Të gjithë ndodhitë e mëparshme as që i afrohen kësaj (që po përmend) jo më të jeni të njëjta.

Ndodhia më e rëndë që historia ka regjistruar ndonjëherë ka qënë ajo e Bukhtunasarit i cili masakroi beni israilët dhe shkatërroi plotësisht Bejtul Makdis (Jeruzalemin), por ajo që i ndodhi çdo qyteti dhe krahine për shkak të mongoleve, konsiderohet si tragjedi shumëfish se asaj që i ndodhi Jeruzalemit…

Mbase brezat e mëvonshëm nuk do kenë mundësinë të përjetojnë të njëjtën katastrofë të ndodhur nga mongolët deri në fundin e kësaj jete në tokë, përveç asaj të Je’xhuxh dhe Ma’xhuxhëve.

Të paktën Dexhali, do lejë të gjallë vetëm ata të cilët e pasojnë dhe do asgjesojë kundërshtarët e tij.

Ndërsa këta (mongolë) nuk falën askënd. Vranë gra, burra, fëmijë. Barqet e shtatzënave i therrën dhe vranë edhe fetuset”…

Ibn Ethir, el Kamil fi Terikh, vll.10, fq. 334

Përshtati: Edison Duka

Dosje: ,

Loading...