Festa e Vitit të Ri është dita e parë e vitit gregorian. Njerëzit e festojnë këtë ditë në shumë vende të botës duke e konsideruar si festë. Shumë prej popujve të hershëm e konsideronin kohën e korrjes si fillimin e vitit, ashtu siç kryenin disa rite me qëllim që të pastronin vetet e tyre për vitin që vinte. Për shembull; disa prej tyre shuanin zjarret që kishin përdorur dhe ndiznin zjarre të reja.
Egjipti i lashtë e konsideronte shfaqjen e një ylli të veçantë në mes të ditës si fillimin e vitit të ri, datë që korrespondonte me daljen e Nilit nga gjiri i tij. Festa që organizonin merrte pamjen e grupimeve të festave fetare sepse jeta e tyre ekonomike ishte e bazuar ne daljen e Nilit nga gjiri i tij. Banorët e zonës që quhej “mes dy lumenjve” festonin vitin e ri në kohën e fillimit të shirave pranverorë. Babilonët e konsideronin fillimin e Vitit të Ri si një kohë vendimtare për besimet e tyre, sepse idhulli Mardok (një nga zotat e shumtë që besonin) sipas tyre caktonte në atë kohë fatin e vendit për vitin e ardhshëm.
Kurse romakët e hershëm shkëmbenin dhurata që ishin degë pemësh të shenjta (sipas tyre). Më pas filluan t’i dhuronin njëri-tjetrit frytet e arrave të paketuara me ar ose me monedha hekuri të vulosura sipër me figurën e Janusit, zotit të dyerve dhe gjërave fillestare (siç besonin ata). Muaji Janar e ka marrë emrin nga Janusi, i cili kishte dy fytyra, një e cila shikonte përpara dhe një tjetër që shikonte prapa. Romakët e kishin zakon t’i bënin dhurata perandorit, dhe më pas perandorët filluan të kërkonin dhurata nga ata.
Kisha romake e hodhi poshtë këtë zakon dhe disa vepra pagane të tjera që kishin lidhje me Vitin e Ri. Kjo ndodhi në vitin 567 gregorian. Në fillimet e shekullit të trembëdhjetë sundimtarët anglezë e ripërtrinë zakonin romak, i cili e detyronte popullin anglez t’i bënin dhurata sundimtarëve për Vitin e Ri. Dhuratat e zakonshme përfshinin arin dhe gurët e çmuar. Ky zakon nuk u vërejt më në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Zakonet e reja në botën perëndimore dhe disa popuj të tjerë përfshijnë vizitat e të afërmve dhe të shokëve, shkëmbimin e dhuratave, praktikimin e riteve fetare, përdorimin e fishekzjarreve, borive, zileve dhe mjeteve të tjera.
Marrë shkurtimisht nga Enciklopedia Arabe Botërore.
Përktheu: Ardit Ulqinaku
Dosje: idhujt
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve