Pëlqyeshmëria e agjërimit në muajin Shaban

Shejh Sulejman Er-Ruhejli (Allahu e ruajtë!) thotë: Pëlqyeshmëria e agjërimit në muajin Shaban përforcohet më shumë për përfitimin e tri punëve madhore:

1. Shabani është muaji ndaj të cilit njerëzit tregohen të shkujdesur për arsyen se ai gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Kurse adhurimi në kohën dhe vendin kur njerëzit janë të shkujdesur ka shpërblim të madh.

2. Shabani është muaji në të cilin veprat e robërve ngrihen tek Allahu. Prandaj, prej Sunetit dhe për të mirën e robit është që ai të jetë agjërueshëm kur veprat të ngrihen tek Allahu i Lartësuar.

3. Gjithashtu, agjërimi në këtë muaj është vepër e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue selem). Ai agjëronte shpesh në Shaban aq sa nuk agjëronte në asnjë muaj tjetër (veç Ramazanit).

 

Marrë nga libri:“Sherh Delilu Et-Talib”

Përktheu: Unejs Sheme