Përse e duam Profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)

Dashuria për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është për disa arsye:

E para: Ngase ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është i Dërguari i Allahut. Nëse Allahu ësht më i dashur tek ty se çdo gjë, atëherë i Dërguari i Tij është më i dashur tek ty se çdo krijesë.

E dyta: Për shkak të adhurimit të shumtë të tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndaj Allahut dhe përcjelljen e mesazhit të Tij.

E treta: Për shkak se Allahu i Lartësuar i ka dhuruar atij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) morale të larta dhe vepra të mira.

E katërta: Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është shkak për udhëzimin, mësimin dhe orientimin tënd.

E pesta: Për shkak të durimit të tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndaj mundimeve gjatë përcjelljes së Shpalljes.

E gjashta: Për shkak të sakrificës së tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me pasuri dhe veten e tij për të lartësuar fjalën e Allahut. (1)

Të gjitha këto i përmbledh fjala e bukur e shehadetit; “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”.

Ashtu si nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, po ashtu nuk ka të pasuar tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Tij.

Kush dëshiron që Allahu t’a dojë, atëherë le të pasojë të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Kush pretendon se e do të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), le t’a pasojë dhe t’a përhapë sunetin e tij.

Libri: ‘Islami, feja e teuhidit.’

Përgatiti: Unejs Sheme

—————————————

(1) Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) në “El-Kaulul-Mufijd”, vëll. 2.