Pse nuk duhet të shpresojmë vdekjen?
Nga Xhabir ibn Abdullah përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Mos e dëshironi vdekjen, sepse tmerri prej asaj pamje është i madh. Prej lumturisë së robit është që të zgjatet jeta e tij dhe që Allahu i Lartmadhëruar t’i bëjë rrizk kthimin tek Ai me pendim.”
Transmeton Ahmedi (ka thënë Mejrek ميرك : “Me zinxhir të mirë”). E transmeton gjithashtu edhe Bejhakiu.
Këtu ka për qëllim çastin e vdekjes dhe vështirësitë e saj, dhe e ka shëmbëllyer njeriun në ato çaste me atë që ka hipur në një mal të lartë dhe shikon prej andej. Ndalimin e kërkimit të vdekjes e ka argumentuar:
Së pari: Me atë se çasti i vdekjes është i vështirë dhe vdekjen e dëshiron ai që ka pak durim, dhe kur të tillit i vjen vdekja durimi i tij do të jetë edhe më i pakët dhe do të shtohen ankesat e tij, dhe kjo është e urryer.
Së dyti: Me arritjen e lumturisë prej jetës së gjatë. Njeriu është krijuar të fitojë lumturinë e përjetshme dhe kapitali i tij (pasuria e tij bazë) është jeta e tij. A ke parë ndonjë tregtar të dëshirojë humbjen e kapitalit të tij? Pastaj me çfarë do të fitojë?!
Kanë thënë gjithashtu: Është për qëllim momenti i shikimit të engjëllit të vdekjes ose të Munkerit dhe Nekirit (dy engjëjt që pyesin në varr), ose çasti i shikimit të Allahut të Lartësuar me cilësinë e zemërimit Ditën e Gjykimit. Apo koha e shikimit të çështjeve që vijnë me radhë pas vdekjes, dhe ndoshta kjo (e fundit) është më afër së vërtetës dhe që përputhet më shumë me këtë rast.
E përmbledhur nga “Mirkaatul mefaatiih sherh mishkaatul mesaabiih”/ Kitabul xhenaiz. Tema: ‘Temennil meut ue dhikruh’.
Ali bin Sultan Muhammed el Kaarij.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve