Na udhëzo në rrugën e drejtë!

December 22, 2021

Përse themi: “Na udhëzo në rrugën e drejtë!”
Përse lutemi në shumës edhe kur falemi vetëm?
Që të mbetesh i lidhur me këtë bashkësi botërore robërish të Allahut, vëllezër për hir të Tij kudo që janë.
Që të mos jetosh vetëm. Që të ndiesh shoqërinë që është me ty (shpirtërisht) edhe pse s’është me ty (fizikisht).
Që të mbartësh edhe ti brengat e muslimanëve, të duash për vëllanë tënd atë që do për vete.
Që të jesh pjesë e këtij “trupi islam”, të ndiesh dhimbjet dhe kënaqësitë e tij. Të përpiqesh të jesh pjesë e zgjidhjeve që i duhen atij dhe jo pjesë e problemeve që i shtohen.
Emin Bilali
Loading...