Personalitete: Enes ibën Malik

April 1, 2025

Ebu Hamzeh ose Ebu Thumameh Enes ibën Malik ibën Nadër ibën Damdam el-Ensari en-Nexhari el-Hazrexhi el-Basri ishte një sahabi i nderuar.

Ai lindi në vitin e 10 pas Hixhretit dhe ishte shërbëtori i Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Ai ishte një nga sahabët që përcollën hadithe të shumta dhe ishte i fundit prej sahabëve që vdiq në Basra.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u lut për të duke thënë: “O Allah, shtoja pasurinë dhe pasardhësit dhe fute në xhenet.” Enesi shoqëroi Profetin në betejën e Bedrit si një djalosh që i shërbente atij.

Kur Ebu Bekri u bë kalif ai i çoi lajm Enesit dhe e vuri në dijeni se kishte vendosur ta dërgonte atë në Bahrejn për një detyrë administrative. Ebu Bekri u konsultua me Umerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) për këtë çështje dhe ai i tha: “Dërgoje, sepse ai është i zgjuar dhe shkrues i mirë.” Kështu, Ebu Bekri e dërgoi Enesin në Bahrejn.

Ai ndërroi jetë në vitin 93 pas Hixhretit.

Përktheu: Rexhep Milaqi

Dosje:

Loading...