Pyetje dhe përgjigje Kuranore

December 11, 2019

Pyetje dhe përgjigje Kuranore

Në vendet e zhvilluara njeriu gjen: pasuri, rregull, pastërti, bukuri natyrore dhe mirësi të dynjasë me bollëk, gjëra që nuk i gjen vetëm se pak në vendet Islame. Bota Islame ka shumë problematika, por ekzistenca e gjërave të lartpërmendura në shtetet e zhvilluara materialisht (vetëm, dhe të shkatërruara moralisht dhe shpirtërisht) ka një shkak, dhe ai është përpjekja e tyre e orientuar drejt kësaj bote. Pra atë kërkojnë dhe ajo u jepet (edhe pse jo të gjithëve).

Allahu i Madhëruar i përmbledh të gjitha këto në dy ajete:
“Kush dëshiron të shpejtën Ne i’a përshpejtojmë shpërblimin në të aq sa duam atij që duam, pastaj e fusim në Xhehenem të qortuar e të nënçmuar.” (Isra: 18)

Ndërsa në botën tjetër, atë të vërtetën dhe të përjetshmen u thuhet:
“Ju i morët mirësitë në jetën tuaj në dynja dhe u kënaqët me to, prandaj sot po shpërbleheni me dënimin poshtërues për shkak se mbaheshit me të madh në tokë padrejtësisht, dhe për shkak se ishit të dalë nga urdhërat e Zotit.” (Ahkaf: 20)

Sidoqoftë, historia Islame ka dhënë shembuj konkret se kur zbatohen parimet hyjnore ajo që buron është e mahnitshme; civilizim dhe prosperitet në të gjitha fushat e jetës, e shoqëruar me humanizëm dhe ngritje në gradat më të larta të moraleve.

Emin Bilali

Loading...