Poema “El Haijjeh”

August 23, 2015

Poema “El-Haijjeh” e imam Ebi Bekër bin Ebi Daud es-Sixhistani  rreth besimit të pasuesve të sunetit dhe xhematit.

1. Kapu fort pas litarit (librit) të Allahut dhe ndiq udhëzimin,

e assesi mos u bëj bidatçi nëse e don shpëtimin.

2. Puno në fenë tënde me librin e Allahut dhe sunetin e Profetit,

 që ta gjesh udhëzimin dhe të fitosh (ahiretin).

3. Thuaj: Nuk është i krijuar fjala e Sunduesit tonë!

Kështu punuan dhe sqaruan të devotshmit përgjithmonë.

4. Mos u bëj sikur ata që për Kuranin heshtën dhe nuk sqaruan,

siç thanë pasuesit e Xhehmiut dhe në këtë çështje devijuan.

5. Mos thuaj as se leximi i Kuranit është i krijuar,

sepse fjalët e Allahut me shqiptim janë sqaruar.

6. Thuaj: Allahu krijesave të Tij do t’iu shfaqet

sikur hëna e plotë që nuk fshihet, ashtu dhe Zoti yt qartë do shihet.

7. Allahu nuk është i lindur dhe as dikush ka lind prej Tij,

i Lartmadhëruar është dhe asgjë nuk i përngjan Atij.

8. Këtë gjë (shikimin tek Allahu) xhehmiu e mohon,

për këtë që themi hadithi shumë qartë e vërteton.

9. Xheriri nga fjalët e Muhamedit përcjell transmetimin,

prandaj thuaj ashtu siç tha Profeti të gjesh shpëtimin.

10. Xhehmiu dhe dy duart e Allahut i mohon,

por dy duart e Tij japin dhe përherë krijesave u dhuron.

11. Thuaj edhe që çdo natë zbret i Plotfuqishmi,

pa pyetur “Si?”  ndodh kjo nga i Lavdishmi.

12. Me mirësinë e Tij zbret në qiellin e dynjasë,

dyert e qiellit çelen dhe lutjet nga Ai pranohen pa masë.

13. Allahu thotë: A ka kush nga Unë që falje kërkon,

që ta fal dhe t’ia dhuroj atë që dëshiron?

14. Zbritjen e Allahut njerëzit besnik e transmetuan,

humbën ata që e mohuan e për këtë poshtërimin merituan.

15. Thuaj: Njerëzit më të mirë pas Muhamedit janë dy shokët që pas tij si prijës paraprinë,

pas tyre Uthmani i treti mori udhëheqësinë.

16. I katërti i miri i njerëzimit Aliu sundoi,

të cilin përherë e mira e shoqëroi dhe me të ai triumfoi.

17. Këta dhe ata që pas tyre me xhenet u përgëzuan,

pozitat e larta në Firdevs ata merituan:

18 . Seidi, Sadi, Ibën Aufi dhe Talha janë,

Amir el Fihri dhe Zubejri këtë dhunti e kanë.

19. Për mbarë sahabët vetëm fjalë të mira thuaj,

kurrsesi sharje dhe fjalë të këqija për ta mos gjuaj.

20. Shpallja shumë lart vlerën e tyre e ka çmuar,

në kaptinën El Fet’h ata i ka lavdëruar.

21. Dhe në kaderin e Allahut beso shumë bindshëm,

sepse ai është bazë e besimit, shtyllë, i palëkundshëm.

22. Assesi me injorancë mos e moho Munkerin dhe Nekirin,

as Haudin e as peshoren nëse do udhëzimin.

23. Thuaj: Allahu me mirësinë e Tij nga zjarri do të nxjerrë

trupa në jetë pasi të bëhen si qymyr e hi të mjerë.

24. Në lumin e Firdeusit duke i hedhur

 ashtu sikur fara që mbihet nga uji për t’i ringjallur.

25. S’ka dyshim se i Dërguari i Allahut për njerëzit do ndërmjetësojë,

thuaj edhe se dënimi i varrit është hak dhe shumë qartë do e përjetojë.

26. Mos e konsidero kafir namazliun edhe pse mëkate vepron,

nuk ka njeri që s’bën mëkate, por Zoti i Arshit është Falës dhe mëshiron.

27. Assesi mos ki bindjen në atë që havarixhët besojnë,

rruga e tyre është ndjekje e tekave dhe që veten tyre shkatërrojnë.

28. As murxhi mos u bëj i cili me fenë e tij luan,

sepse vërtetë murxhiu fenë tallje e konsideron.

29. Thuaj: Besimi është fjalë, nijet dhe vepër e praktikuar,

sipas fjalës së Profetit që qartë e ka sqaruar.

30. Me mëkate pakësohet dhe me vepra të mira shtohet,

në peshore në ditën e kiametit ai (besimi) rëndohet.

31. Mos merr për bazë mendimet e njerëzve e as fjalët e tyre,

kur dihet se fjala e të Dërguarit është e pagabuar dhe më e sakta prej tyre.

32. Mos u bëj sikur ata që me fenë tallen dhe luajnë,

dijetarët e hadithit dhe dijen e tyre vazhdimisht e nënçmojnë.

33. Nëse gjatë jetës tënde pas këtij besimi kapesh dhe qëndron,

do të jesh në mirësi çdo ditë që ngrysesh dhe agon.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Recensoi: Besfort Maxhuni

Dosje:

Loading...