Porosi të vyera për nxënësin e dijes!

April 2, 2016

Porosi të vyera për nxënësin e dijes!

Dr. Hamed el Uthman, pedagog në Universitetin e Kuvajtit, prej njerëzve të dijes, i mbushur me dituri të përfituar prej shejkh Uthejminit, shejkh Bin Bazit dhe shejkh Albanit – Allahu i mëshiroftë, dhe dijetarëve të tjerë të mëdhenj. Ishte i ftuar për të ligjëruar në një simpozium në Emirate dhe shikoni çfarë u thotë të pranishmëve:

“Ne jemi ulur për këtë shkak, për të forcuar vëllazërinë islame duke përfituar dituri. Dhe unë ulem tek ju dhe përfitoj prej jush. Dhe ulem tek vëllezërit e mi – dijetarët e Emirateve – dhe përfitoj prej tyre.

Njeriu vazhdon të mësojë për sa kohë që gjen dikë që e mëson. Prandaj as kërkuesi i dijes e as dijetari, nuk duhet të tregohet mendjemadh nga përfitimi prej atij që është në gradën e tij, apo nga ai që është më i dijshëm se ai, apo qoftë edhe nga ai që ka më pak dituri se ai.

I thanë Abdullah ibn Mubarekut: ‘Deri kur do ta kërkosh diturinë? – tha: Ndoshta fjalën që do të më bëjë dobi nuk e kam dëgjuar akoma’

Ndërsa imam Ahmedi kur dëshironte të përforconte në mendje një çështje të dijes i thoshte NXËNËSIT të tij El Mejmunij: ‘O Ebul Hasen, hajde të diskutojmë për këtë çështje’, tregohej modest!
Por edhe për shkak se, ndonjëherë, ai që është më pak në gradat e diturisë, mund të jetë më i vëmendshëm ndaj ndonjë çështjeje të dijes, dhe i bën dobi edhe atij që është më lartë se ai. Dhe kjo ndodh shumë

(Sh.p.: Siç ishte rasti i Ibn Umerit, i cili e gjeti pemën për të cilën pyeti Profeti – alejhis selam – dhe e krahasoi atë me besimtarin, dhe nuk e gjetën atë sahabë të tjerë më të dijshëm dhe më të mëdhenj se ai, por atij i erdhi turp të fliste para tyre.)

Por kjo nuk duhet ta bëjë nxënësin e dijes të nxitohet dhe të dalë përpara dijetarëve, e të nënvlerësojë gradat e tyre.
Dhe nuk duhet t’i bëjë kjo gjë gjithashtu muslimanët e thjeshtë, që nuk bëjnë dot dallimin mes predikuesit (khatibit) dhe dijetarit, që tua parashtrojnë predikuesve pyetjet që lidhen me problemet madhore bashkëkohore dhe me trazirat! Por ato pyetje tua drejtojnë dijetarëve!

Thotë Allahu i Madhëruar: “E kur u vjen atyre ndonjë çështje që lidhet me sigurinë apo me frikën ata e shpërndajnë atë (pa e vërtetuar mirë). E nëse do ta kthenin atë (çështje) tek i Dërguari dhe tek drejtuesit e çështjeve të tyre (dijetarët), do ta kishin ditur (se çfarë duhet përhapur e çfarë jo) ata që nxjerrin kuptimet prej tij (dijetarët që nxjerrin kuptimet prej Kuranit)…” (Nisa: 83)

Dijetari i madh Abdurrahman es Sa’dij – Allahu e mëshiroftë – thotë në tefsirin e tij të këndshëm “Tejsirul kerimir rahman”:
‘Ky është edukim prej Allahut për robërit e Tij besimtarë, që çështjet të cilat lidhen me sigurinë e tyre të përgjithshme, dhe me përfitimet e përgjithshme për mbarë muslimanët, t’i kthejnë tek dijetarët që nxjerrin gjykimet prej teksteve fetare, dhe hulumtuesit (ehlul ixhtihad).”

Prandaj thotë edhe shejkhul Islam Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë: Për çështjet që lidhen me xhihadin (përpjekjen në rrugë të Allahut) japin fetva vetëm dijetarët e mëdhenj.”

(Mbaroi fjala e tij, Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të)

Loading...