Porositë e të parëve për rininë

November 18, 2018

Nga Ebul Ahues përcillet se Ebu Is’haku (Amr es Sebij) ka thënë: “O rini, shfrytëzojeni rininë tuaj! Rrallë me ndodh që të më kalojë një natë pa i lexuar një mijë ajete[1]. Unë e lexoj suren Bekare në një rekat, i agjëroj muajt e shenjtë, tre ditë nga çdo muaj dhe të hënën e të enjten – pastaj recitoi ajetin: “Dhe mirësinë e Zotit tënd përmende.”[2]   

Fjala e tij: “Lexoj një mijë ajete në natë” është diçka e përafërt dhe jo ekzakte. Kuptimi i saj është se ai e lexon të gjithë Kuranin për një javë, gjë e cila ka qenë zakon në masë i selefëve.

Nga Amr ibn Mejmuni përcillet se kur e takonte ndonjë nga vëllezërit e tij, thoshte: “Më ka furnizuar Allahu mbrëmë me kaq e aq rekate namazi, dhe më ka dhënë prej mirësisë kaq e aq.”[3]

Ebu Abdullah el Hakim thotë në “Mustedrak” pasi i sjell dy fjalët e mësipërme: “Allahu e mëshiroftë Amr ibn Ubejdilah es Sebiij-in dhe Amr ibn Mejmun el Eudijj-in sepse ata kanë thënë fjalë që i nxisin të rinjtë në adhurime.”

Gjithashtu, prej dobive që përfitohen nga dy etheret e mësipërme është edhe edukimi me anë të shembullit personal, sepse djali i ri ka nevojë për këtë gjë që të gjallërohet dhe t’a ketë të lehtë të veprojë sipas shembullit. Duhet që mësuesi të jetë i vëmendshëm ndaj qëllimit (nijetit) të tij që të mos bier në syfaqësi dhe t’i shkatërrohet puna.

—————————————-

[1] Sh.p. Afërsisht 1/6 e Kuranit.

[2] Ajeti i fundit i sures Duha. Këtë ether (urtësi nga të parët tanë të mirë) e përcjell Hakimi në “Mustedrak” me nr. 3947.

[3] E përcjell Hakimi në “Mustedrak” me nr. 3948.

 

Këshillat e të parëve për rininë.
Shejh Abdurrazak Abdulmuhsin el Bedr

Loading...